Kontraktimet Braxton Hicks
Cilat janë kontraktimet e vërteta dhe cilat janë kontraktimet Braxton Hicks?
Kontraktimet e vërteta shpallin shenjat e aktit të lindjes së fëmijës, ndërsa kontraktimet Braxton Hicks janë në një farë mënyre përgatitja e mitrës për këtë akt. Megjithatë, shumë shpesh edhe shfaqja e kontraktimeve të ‘rreme’ shkakton panik tek grate shtatzëna, veçanërisht nëse bëhet fjalë gjatë shtatzënisë së parë. Në fakt, ka një dallim të ndjeshëm ndaj dy llojeve të kontraktimeve.
- Kontraktimet Braxton Hicks mund edhe të mos i ndjeni në momentin e shfaqjes së tyre. Kontraktimet e lindjes janë të një intensiteti shumë më të madh, prandaj nuk ekziston asnjë mundësi që gratë shtatzëna të mos i ndjejnë këto kontraktime.
- Kontraktimet Braxton Hicks shfaqen në interval kohore të ndrshme dhe me një intensitet të ulët.
- Kontraktimet e vërteta shfaqen në interval të caktuara, më pas bëhen më të shpeshta dhe më të forta.
- Kontraktimet e vërteta shpesh janë të shoqëruara me rrjedhjen e ujrave. Përveç kësaj, shpesh shfaqet dhe dhimbje në pjesën e poshtme të shpinës.
Pini shumë lëngje
Një nga arsyet e shfaqjes së kontraktimit Braxton Hicks është dehidratimi. Pamjaftueshmëria e futjes së lëngjeve në trup, mund t’a rrisë intensitetin e këtyre kontraktimeve. Nëse i vëreni apo ndjeni kontraktimet Braxton Hicks, pini ujë dhe pushoni duke u shtrirë në pozicion anash. Këto kontraktime mund të shfaqen edhe për shkak të mungesës së aktiviteteve fizike. Ajo çfarë është e rëndësishme është që të mos ju zërë paniku gjatë momentit të shfaqjes së tyre. Përjetoini kontraktimet Braxton Hicks si një reagim normal i trupit dhe si përgatitje e mitrës për aktin e lindjes.