fbpx

Muaji i 24

Kontrollet: Kontroll i detyrueshëm tek pediatri për vlerësimin e zhvillimit psiko – motorik. Vizita e parë tek stomatologu.

Të folurit:  Në fund të vitit të dytë fjalori i fëmijës përmban rreth 200 fjalë.

Memoria: Kupton domethënien e fjalëve ‘Së shpejti’ ose ‘ Mbasdite’ por nuk arrin të dallojë se kur bëhet fjalë për ditë apo për orë.

Lëvizje të ashpra: Është i sigurt në këmbë. Disa fëmijë mund të ngjiten një nga një nëpr shkallë dhe të zbresin vetë ato. Disa fëmijë të tjerë dëshirojnë të tërhiqen këmba–dorës nëpër shkallë.  Dëshirojnë të kërcejnë nën tingujt e muzikës dhe mësojnë të ndjekin ritmin.

Ushqimi: Mund të konsumojnë gjithçka që konsumojnë të rriturit.

Këshillë: Inkurojoni fëmijën tuaj të përdorë aksesorët e kuzhinës si lugë dhe pirun gjatë të ushqyerit. Mësojeni atë me ushqim të shëndetshëm, duke shmangur ëmbëlsirat.

Veshja: Për disa fëmijë ndoshta është koha që të filloni ti mësoni që nevojat personale të mos i kryejnë në pelena por në tualet. Disa të tjerë kanë nevojë për më tepër kohë për maturimin e aftësive motorike dhe maturimin e kontrillit të urinimit.