fbpx

Deformimet e lindura zgjidhen nëse zbulohen herët

Displasia në këllk (pelvis), shtrembërimi i shputës së këmbës dhe shtrembërimi i qafës, janë tre deformimet më të shpeshta tek të porsalindurit. Pasi këto ndryshime tek foshnjat vërehen nga prindi, gjëja e parë që ata pyesin është nëse mund të korrigjohen.

Dr. Maja Kaliçanin, ortopede në “Acibadem Sistina” thekson se është tepër i rëndësishëm kontrolli ortopedik i të porsalindurve që gjatë ditëve të para të qëndrimit në spital, në mënyrë që të mund të zbulohen në kohë këto deformime të lindura. Në një rast të tillë, prindi do të informohet menjëherë në lidhje me situatën, dhe do ti jepen udhëzime për kryerjen e ushtimeve si dhe këshilla të tjera profesionale për të mundësuar korrigjimin e këtyre deformimeve tek foshnja. Në shumicën e rasteve, tek më shumë se 90% e rasteve zgjidhen në mënyrë konservative, dhe në rastet kur nuk ka pasur rezultat, është aplikuar intervenimi kirurgjik.