fbpx

Çfarë nëse fëmija bie me kokë

Fëmijët nuk kanë frikë nga lartësia. Kurioziteti i tyre shpesh mund të jetë shkaku i lëndimeve serioze për shkak të rënies. Një rrezik tjetër është se , ndryshe nga të rriturit fëmijët nuk kanë instikt të zhvilluar dhe nuk i përdorin duart për tu mbrojtur gjatë momentit kur janë duke rënë, por bien direkt me kokë. Për fëmijët pak më të rritur dhe fëmijet më të vegjël, madje dhe rënia apo përplasja më e lehtë me kokë mund ta vërë në pikëpyetje jetën e fëmijës. Arsyeja për këtë është se kafka e fëmijës është shumë më e hollë se ajo e të rriturve.

Si mund ti kategorizojmë këto lëndime?

Lëndimet e kokës mund të ndahen në lëndime të jashtme dhe të brendshme ( lëndim i kafkës, trurit dhe enëve të gjakut në kafkë). Për fat të mirë shumica e lëndimeve në kokë janë lëndime të jashtme, të cilat janë të frikshme në pamje, por në fakt nuk janë të rrezikshme për jetën. Lëndimet e brendshme të trurit sepse shkaktojnë gjakderdhje ose shembje të trurit.

Kur duhet të reagohet

Nuk ka rëndësi se si është shkaktuar lëndimi, çdo lëndim në kokë duhet të merret seriozisht. Peindërit duhet të kërkojnë menjëherë ndihmën e mjekut, dhe nuk ka shumë rëndësi se si është shkaktuar lëndimi. Ajo që ka më tepër rëndësi është mënyra se si reagon fëmija. Reagimi i tij përcakton peshën e lëndimit. Disa fëmijë nuk kanë shenja apo simptoma serioze, ndërkohë që fëmijë të tjerë mund të bien në gjendje kome të thellë. Gjithësesi, fëmija mund të humbasë jetën vetëm për disa minuta nëse nuk reagohet shpejtë dhe në mënyrën e duhur.

Lëndimi i kapakut të kokës

Kapaku i kokës është i pasur me enë gjaku, prandaj edhe lëndimi më i vogël mund të shkaktojë shumë  gjakderdhje. Shfaqja e gungës (ënjtje) pas lëndimit në kokë  është mbledhja e gjakut nlë një vend të caktuar nën lëkurë. Në këtë rast ju duhet të prisni disa ditë që gunga të sheshohet, domethë të zhduket.

Menjëherë duhet të lajmëroni doktorin nëse fëmija humbet vetëdijen qoftë edhe për një kohë shumë të shkurtër, ose në rast se ka shfaqje të simptomave të mëposhtme:

  • Nuk pushon së qari, ankohet se ka dhimbje në kokë apo në qafë.
  • Ka të vjella të shpeshta.
  • Nëse regon ngadalë dhe është si i fjetur.
  • Nuk ecën normalisht

Nëse fëmija nuk ka humbur vetëdijen, nuk ka të vjella dhe reagon normalisht, mund të trajtohet me kompreso të ftohtë (nuk duhet të vendosni akull direkt në lëkurë) për 20 minuta pas çdo 3-4 orëve. Është e nevojshme që ta vëzhgoni fëmijën 24 orë. Nëse bie në gjumë, duhet të zgjohet të paktën 2-3 herë.

Lëndimet e brendshme

Edhe pse truri është i mbështjellë me një membranë të fortë dhe me lëgje përreth ai përsëri mund të lëndohet nga përplasjet. Gjithashtu, enët e gjakut mund të shkëputen apo të çahen duke shkaktuar në këtë mënyrë gjakderdhje.

Disa lëndime të brendshme – komplikime të frakturës së kafkës, çarje të enëve të gjakut apo lëndim i trurit mund të jenë kërcënuese për jetën.

Fëmija duhe të kontrollohet nga mjeku sa herë që ka:

  • Humbja e vetëdijes për më shumë se disa minuta
  • Dëmtim në frymëmarrje
  • Plagë të madhe në kokë
  • Rrjedhje gjaku apo rrjedhje të ndonjë lëngu tjetër nga hunda apo nga veshi
  • Çregullim në të folur apo në shikim
  • Gjërësi të ndryshme të bebes së syrit
  • Dobësi të gjymtyrëve
  • Dhimbje ose shtrëngim në qafë

Nëse fëmija është i vetëdijshëm dhe ka plagë në kokë:

  • Përpiquni që fëmija të jetë i qetë dhe të mos mundohet
  • Nëse kani gjakderdhje të plagës, vendosni mbulojeni atë me fashë
  • Mos e pastroni plagën
  • Mos krijoni presion mbi plagë pasi mund të ketë frakturë të kafkës së kokës
  • Mos hiqni asgjë nga plaga

Tronditje të trurit

Është një lloj i lëndimit të brendshëm të trurit. Tronditje nënkupton ndërprerje të përkohshme të funksionit normal të trurit për shkak të lëndimit. Tronditjet e përsëritura mund të shkaktojnë dëmtim të përhershëm të trurit. Një nga shkaqet kryesore të tronditjes janë lëndimet sportive. Fëmija që ka dëmtim të trurit duhet të kujdeset për shenjat e mëposhtme:

  • Ka marramendje dhe paqëndrueshmëri
  • Ka të vjella dhe dhimbje koke
  • Ka humbje të kujtesës para dhe pas lëndimit
  • Ka dëmtim në shikim dhe mprehtësinë vizuale
  • Ka problem me të folurin apo flet pa lidhje
  • Ka vështirësi në përqëndrim
  • Ka vështirësi në ruajtjen e balancit
  • Është nervoz dhe i shqetësuar pa patur ndonjë arsye të veçantë

Si ti mbrojmë fëmijët nga lëndimet traumatike në kokë?

Nuk ka fëmijë që të mos ketë rënë apo të mos jetë lënduar asnjëherë, por gjithësesi prindërit duhet të marrin disa masa të caktuara në mënyrë që të zvogëlohet rreziku i lëndimeve të rënda. Mos i tundni apo kolovitni fëmijët me këmbët tuaja. Nuk ka prind i cili nuk luan me fëmijën duke e kolovitur apo tundur mebi këmbët e tij.  Por prindërit nuk janë të vetëdijshëm se truri i tyre nuk është ende i mbushur në të gjitha hapsirat e kafkës së kokës, truri përplaset me muret e brendshme të kapakut të kokës. Kjo gjithashtu mund të jetë një dëmtim i rëndë traumatik i ngjashëm me rënien.

  • Gjithmonë bëni kujdes se ku i lini fëmijët vetëm, pa praninë tuaj. Kur ti lini në krevat , karrige apo kolltuk, vendosni jastëkë nëpër anët e tyre.
  • Fëmijët nën moshën 2 vjeçare nuk duhet ti lini në asnjë mënyrë vetëm.
  • Fëmijët nën moshën 5 vjeçare mos i lini që ti ngjesin dhe zbresin shkallët vetëm.
  • Fëmija duhet patjetër të mbajë kaskë mbrojtese në kokë gjatë kohës kur është duke i dhënë biçikletës, kur ecën me patina apo skate.
  • Sa herë që udhëtoni me makinë, duhet patjetër që fëmijët të lidhen me rrip sigurimi pavarësisht nga destinacioni.

Qëndroni gjithmonë pranë tyre kur fëmijët luajnë jashtë shtëpisë apo në park.