fbpx

Largoni fëmijët nga kompjuteri

Aktiviteti fizik është një segment i rëndësishëm për zhvillimin e fëmijës. Që në moshë të hershme, të rinjtë duhet të merren me ushtrime. Nëse fëmijët tuaj nuk janë fizikisht aktiv, detyra juaj është që ti inkurajoni. Epoka e kumpjuterave dhe televizionit ka marrë taksën më të madhe, shëndetin e fëmijëve tuaj. Orët e kaluara para kompjuterit dhe televizorit, ka rritur numrin e fëmijëve me mbipeshë trupore në përmasa epidemike, si dhe deformime në shtyllën e tyre kurrizore. Studimet kanë treguar se fëmijët të cilët kalojnë më shumë se tre orë në ditë para televizorit janë dy herë më të rrezikuar nga mbipesha në krahasim me fëmijët të cilët kalojnë më pak se dy orë para televizorit apo kompjuterit në ditë.

Aktiviteti fizik si parandalim i mbipeshës

Prinderit duhet të kuptojnë se aktiviteti fizik luan një rol të rëndësishëm në zhvillimin e kockave dhe muskujve të fëmijëve. Që në moshën më të hershme duhet ti inkurajojnë ata që të merren me aktivitete fizike. Fryma sportive dhe mënyra e shëndetshme e jetesës do të ndihmojë fëmijën tuaj:

  • Të ndihet më mirë
  • Të mësojë më lehtë
  • Të ketë peshë të shëndetshme trupore
  • Zhvillim të shëndetshëm të muskujve dhe kockave
  • Për të fjetur më mirë gjatë natës

Nëse fëmijët tuaj nuk tregojnë ndonjë interest ë madh përsa i përket sportit apo aktiviteteve të tjera fizike, detyra juaj prindërore është që ti mësoni dhe ti drejtoni ata drejt aktiviteteve fizike. Zgjoni frymën sportive tek fëmijët tuaj duke ju treguar atyre se aktivitetet sportive janë argëtuese. Kthehuni në fëmijërinë tuaj dhe kujtoni lojrat, dhe të njejtat mundohuni të përcjellni tek fëmijët tuaj. Acibadem Sistina Plus ju ofron sugjerime se si ti bëni fëmijët aktivë.

Të ecurit me biçikletë dhe patina

Të ecurit me biçikletë dhe me patina janë ushtrimet më të mira kardiovaskulare, dhe në të njejtën kohë aktivizojnë disa grupe të muskujve. Këtë gjë mund ta bëni më interesante pasi mund të organizoni një konkurs të vogël garash. Fëmijët zakonisht duan që të garojnë njëri –tjerin, veçanërisht ta bëjnë këtë gjë me prindërit e tyre. Kjo është një mënyrë e përkryer për ti mbajtur ata larg televizorit dhe kumpjuterit dh eta zëvendësojnë këtë kohë jashtë në ajër të pastër.

Vallëzimi

Vallëzimi është një ushtrim i përkryer dhe fëmijët e duan atë. Nuk keni nevojë për pajisje të veçanta, ju keni nevojë vetëm për muzike dhe për humor të mirë. Akoma më argëtuese është nëse edhe prindërit vallëzojnë bashkë me ta. Gjallërojeni humorin tuaj dhe vazhdoni të vallëzoni. Do ta shikoni se sa argëtuese është dhe nga ana tjetër fëmijët tuaj as që do ta vërejnë se po kryejnë ushtrime.

Shëtitje familjare

Të paktën një herë në javë, së bashku me familjen vizitoni malin apo parkun më të afërt.  Merrni një qese apo çantë për të mbledhur ‘pasuri’ gjatë rrugës. Gjatë shëtitjes organizoni konkurs, përshembull, cili nga ju do të mbërrijë më shpejtë në një vend apo shenjë të caktuar. Shëtitja familjare është koha më e përkryer e shpenzuar me familjen dhe për të krijuar një lidhje akoma më të fortë familjare, dhe në të njejtën kohë edhe një mundësi e mire për ta vënë trupin në lëvizje.

 Shëtitje me qen

Nëse fëmija juaj kërkon që të ruani qen, atëherë kjo është një mundësi të cilën ju mund ta përdorni për ta detyruar atë të kryej ushtrime. Qenin duhet ta shëtisni çdo ditë. Nëse fëmija juaj insiston të ketë një kafshë shtëpiake, atëherë ju vërini kusht që ta shëtisë atë  rregullisht. Shëtitja e përditshme e qenit do të jetë një aktivitet i përkryer fizik për fëmijën tuaj.

Kërcimet në trambolinë

Studimet kanë treguar se 10 minuta kërcim në trambolinë ka efekt të barabartë me gjysëm ore vrapim. Kërcimet ndihmojnë në zhvillimin fizik dhe mendor të fëmijës dhe në zhvillimin e aftësive motorike përsa i përket koordinimit dhe ekuilibrit tek fëmijët. Megjithatë, kujdesuni që trambolina të jetë e sigurt në mënyrë që fëmija juaj të mos lëndohet.

Noti

Nëse vendosni që ta regjistroni fëmijën në kursin e notit, jinni të sigurt se keni bërë zgjedhjen më të mire për rritjen dhe zhvillimin e trupit të fëmijës tuaj. Noti ndikon pozitivisht në sistemin kardiovaskular, respirator, si dhe forcon muskujt. Me anë të notit të gjithë muskujt e fëmijës formohen në mënyrë të barabartë, veçanërisht në pjesën e shpinës e cila ndihmon në qëndrimin e drejtë të fëmijës.