fbpx

Anomalitë e lindura të zemrës te fëmijët

Të kuptuarit se fëmija juaj ka anomalit ët lindur të zemrës mund të jetë e tmerrshme. Numër i madh i prindërve nuk e dinë se prezenca e anomalive të lindura të zemrës është prej 4-6 në 1000 foshnja të lindura. Megjithatë, është mirë të dihet se mjekësia sot, teknologjia dhe përvoja mund të ofrojnë diagnozë të saktë dhe trajtim adekuat, te pothuaj çdo tip i anomalive të zemrës. Në këtë temë biseduam me dr. Drashko Dimeski, kardiolog pediatër.

Anomalitë më të shpeshta të zemrës te fëmijët

Prezenca e anomalive jo cianogene të zemrës është më e shpeshtë nga anomalitë komplekse cianogene. Defektet strukturore të ventrikulit të zemrës (defekt septal ventrikular) janë me përfaqësim prej 30-40%, të atriumit (defekt septal atrial) me 10-15%, pastaj vijojnë ndryshimet strukturore të valvuleve etj.

A kanë simptoma të gjitha anomalitë e zemrës te fëmijët?

Pothuaj të gjitha anomalitë e zemrës paraqiten me ndonjë simptomë. Disa nga simptomat paraqiten menjëherë pas lindjes së fëmijës, ndërsa simptomat tjera paraqiten më vonë në fëmijëri. Zhurma e zemrës është shenjë më karakteristike që flet për ndonjë anomali të mundshme të zemrës, por megjithatë, jo çdo zhurmë e zemrës është shenjë për anomali të zemrës. Pediatria përmes kontrollit me stetoskop mund të përcaktojë nëse zhurma e dëgjuar e zemrës është shenjë për anomalit ë zemrës ose jo, pasiqë zhurma e pafajshme pse funksionale e zemrës është më shpesh prezent gjatë auskultacionit, ndërsa në bazë te këto fëmijë bëhet fjalë për zemër të shëndoshë.

Diagnoza e anomalive të zemrës

Nëse dëgjohet ndonjë zhurmë e zemrës, nevojitet që të bëhen ekzaminime plotësuese, siç janë elektrokardiogrami (EKG), ehokardiogram dhe rëntgenogram (RTG) të zemrës dhe mushkërive. Këto kontrolle parandaluese janë shumë të rëndësishme te foshnjat e porsalindura dhe bëhen me qëllim që në kohë të zbulohen anomalitë e mundshme të zemrës.  

Si mjekohen anomalitë e zemrës?

Disa anomali të thjeshta të zemrës si vrima të vogla në ventrikulët dhe atriumet mund të mbyllen vetë, kështu që nuk nevojitet trajtim kirurgjik, përveç kontrolleve të rregullta te pediatri-kardiologu. Anomalitë më të ndërlikuara të zemrës kërkojnë trajtim kirurgjik ose aplikim të kardiologjisë intervenuese. Megjithatë, vendimi për trajtimin e vetë anomalisë së zemrës varet nga tipi i të njëjtës.  

Zhurma e zemrës

Tipi më i shpeshtë i zhurmës së zemrës është quajtur i pafajshëm ose funksional. Kjo diagnozë do të thotë se zhurma nuk është e lidhur me anomalinë e zemrës, por bëhet fjalë për zemër të shëndoshë dhe nuk ka kurrfarë rreziku për shëndetin e fëmijës. Kjo zhurmë paraqitet dhe humbet në fëmijëri, pa pasur nevojë për ndonjë trajtim.

Anomalit e zemrës a janë shkak për vdekje te sportistët?

Herë pas here jemi dëshmitarë për vdekje të papritur te sportistët e rinj. Shkaku më i shpeshtë për rezultat të tillë është anomalitë e jo diagnostifikuara të enëve të gjakut te zemra, sëmundje të muskulit të zemrës (miokardiopateve) dhe çrregullimi në ritmin e zemrës. Që të pengohet kjo dukuri, para se të fillohet me sport aktiv, te çdo fëmijë duhet të bëhet kontroll i zemrës, siç është ehokardiografia, elektrokardiogrami, stres-testi, ndërsa në disa raste tomografi e kompjuterizuar dhe rezonancë magnetike, me qëllim që të diagnostikohen problemet e lartpërmendura të zemrës. Nëse vërtetohet ndonjë çrregullim te zemra ose enët e mëdha të gjakut, duhet të realizohet trajtim adekuat, i cili do ta shpëtonte jetën e pacientit të vogël.

Zbulimi më i hershëm i anomalive të lindura të zemrës

Ehokardiografia fetale është metodë e cila mundëson zbulimin e anomalive të lindura të zemrës te fetusi që në fazën më të hershme nga shtatzënia. Duke i ndjekur trendët botëror, por edhe për shkak të përqindjes së lartë të anomalive të lindura të zemrës te grupet jo të rrezikuara të shtatzënave, ehokardiografia fetale në Spitalin e klinikës “Acibadem Sistina” imponohet si skrining rutinor në diagnozën prenatale të anomalive strukturore të zemrës së fetusit.