fbpx

A duhet ta shëtisni beben gjatë dimrit?

 Ardhja e dimrit dhe i ftohti jo për të gjithë është një ndryshim i këndshëm. Jashtë është ftohtë, dhe në vijim është sezoni i viruseve.  Në këtë periudhë të vitit, prindërit e rinj janë gjithmonë në dilemë në lidhje me nxjerrien jashtë  të fëmijëve gjatë ditëve të ftohta të dimrit. Ata gjithmopnë janë në dilemë se kur është moment i duhur për ta nxjerrë fëmijën jashtë, nëse është mjatueshëm ngrohtë dhe si ti mbrojnë fëmijët e tyre nga ftohjet dhe viruset?  Disa këshilla në fillim të sezonit të dimrit me siguri do të jenë të mirëpritura. 

Kur duhet të dilni shëtitje me fëmijën?

Nëse koha është e qetë dhe temperatura e ajrit është mbi 15 gradë, ndërkohë që kërthiza e bebes është shëruar plotësisht, atëherë mund ta nxirrni jashtë fëmijën, ditën e pare 10 minuta, dhe më pas, çdo ditë më gjatë në shëtitje të shkurtëra, por jo më shumë se 1 orë. Kjo vlen për fëmijët e lindur në kohën e parashikuar, përsa i përket fëmijëve të lindur para kohe, duhet të prisni që fëmija të mbushë të paktën 1 muaj.

Nëse temperatura e ajrit është nën 15 gradë, duhet të prisni që fëmija të mbushë një muaj, pastaj mund ta nxirrni shëtitje për herë të parë.  Nëse temperature e ajrit është zero, shëtitjet duhet të jenë të shkurtra, për shembull, dy here në ditë nga gjysëm ore. Përsa i përket temperaturave nën zero, është mire që të qëndroni në shtëpi së bashku me beben tuaj.

Të porsalindurit dhe nënat e reja, janë veçanërisht të ndjeshëm ndaj ndryshimeve të temperaturave, sepse akoma nuk e kanë të zhvilluar siç duhet qendrën e termoregulacionit.  Madje  për ftohjen më të lehtë kontribuon struktura e lëkurës (indi yndyrorë i pa zhvilluar mirë i cili shërben si mbrojtës) si dhe qarkullimi i dobët periferik.

Visheni mirë fëmijën tuaj gjatë shëtitjes

Veshja duhet e jetë e shtresëzuar (disa veshje njëra mbi tjetrën). Kjo mënyrë e të veshurit shërben për shkak se sa here që të jetë e nevojshme ju mund ta zhvishni fëmijën më lehtë në varësi të temperaturës momentale. Shtresa e parë e cila është në kontakt me lëkurën e fëmijës, duhet të jetë veshje pambuku, ndërkohë që shtresa e jashtme duhet të jetë material i cili nuk depërton ujin dhe të ftohtin dhe brenda të jetë e mbushur me pupla (skafandër). Nëse fëmijën e shëtisni me karrocë, duhet patjetër ta mbuloni edhe me batanije të trashë dhe të ngrohtë.  Në kokën e fëmijës patjetër duhet të përdorni kapuç, fillimisht pambuku dhe shtresa tjetër kapuç prej leshi., të njejtën gjë edhe për duart, duke përdorur dorashka.  Mos harroni se nëse fëmijën e shëtisni me karrocë, në të cilën shpesh ndodh që fëmijën ta zërë gjumi, apo thjeshtë të qëndroj qetë i shtrirë, funksionet metabolike janë të minimizuara dhe mundësia për tu ftohur është shumë e madhe për fëmijën tuaj. Nëse shëtitja është e këndshme dhe e ngrohtë, fëmija me kënaqësi do të flejë në karrocë, duart do ti ketë të ngrohta. Nëse gjithësesi, fëmija është i shqetësuar dhe duke qarë, kjo do të thotë se shëtija nuk është aspak e këndshme dhe e rehatshme për fëmijën, prandaj është më mire që të ktheheni në shtëpi.

Ekspozimi ndaj rrezeve të diellit gjatë stinës së dimrit, përreth 30 minuta na ditë, është e mjaftueshme për sintezën e vitaminës D.  por gjithësesi, zëvendësimi profilaktik me këtë vitaminë kryeni gjatë vitit të parë, veçanërisht gjatë muajve të dimrit. I njejti rregull vlen edhe për fëmijët pak më të rritur. Ata mund të qëndrojnë jashtë pak më gjatë në varësi të përcaktimit të kohës nga prindi. Për ata fëmijë të cilët ecin dhe lëvizin në mënyrë të pavarur, është tepër e rëndësishme që të kenë këpucë të ngrohta të cilat nuk e depërtojnë ujin.

Mos e nxirrni jashtë fëmijën tuaj nëse fryn erë, bie shi apo nëse ka mjegull

Qëndimi i fëmijës tuaj në ajër të freskët do të ndihmojë në përmirësimin e gjumit, të oreksit dhe do të kontribuojë në humorin e mirë të fëmijës. Gjithashtu do ta ndihmojë fëmijën që ta njohë më mirë dhe më lehtë botën rreth tij. Mbrojeni lëkurën delikate të fëmijës me krem hidratues çdo herë para se ta nxirrni fëmijën jashtë, veçanërisht fëmijët me kushte atopike të lëkurës. Përdorni krem që absorbohet lehtë dhe ja hidraton lëkurën duke e mbrojtur nga thatësira dhe ajri i ftohtë. Mos harroni se qëndrimi jashtë në temperatura të ulëta zvogëlon rezistencën e sistemit të frymëmarrjes, duke rritur në këtë mënyrë mundësinë e ftohjes. Ftohja e zakonshme karakterizohet me kollë të lehtë dhe me rrjedhje të hundës, zakonisht pa temperaturë.  Kjo gjendje nuk kërkon ndonjë trajtim të veçantë, dhe nuk pengon në nxjerrjen përsëri jashtë të fëmijës tuaj. Ambient në të cilin qëndron fëmija, duhet të jetë i pastër dhe i ajrosur. Gjatë dimrit, në shumicën e shtëpive ajri është i thatë. Këto kushte mund të shkaktojnë tharjen e lëkurës së fëmijës, e cila bëhet e thatë dhe e kuqe, dhe fillon të rripet. Tharja e pjesës së brendshme të hundës, çon deri në reduktimin e rezistencës ndaj ftohjes. Temperature e dhomës duhet të jetë 20-22 gradë (25-26 gradë gjatë momentit kur do ta lani fëmijën)., ndërsa lagështia 60%. Tek pajisjet ngrohëse vendosni një enë me ujë, ose siguroni një freskues elektrik ajror.

Ushqim i balancuar për një fëmijë të shëndetshëm

Gjatë stinës së dimrit është shumë e rëndësishme mënyra e të ushqyerit për të voglin tuaj. Nëse keni filluar ta ushqeni me produket jo qumështore, atëherë mundohuni që ushqimi të jetë i balancuar mirë dhe i pasur me vitamina. Do të ishte mirë që ti ofronit fëmijës fruta të sezonit. Një rol të rëndësishëm luan vitamina C e cila është provuar si antioksidant që mbron membranën qelizore, dhe në këtë mënyrë rrit drejtpërdrejtë rezistencën e organizmit. Bëni kujdes me agrumet (limon, portokall, citron). Të cilat nuk jepen para vitit të parë, për shkak të mundësisë së shfaqjes së ndonjë reaksioni alergjik.