fbpx

Këshilla për një jetë të shëndetshme të fëmijës tuaj

Mjedisi në të cilin rritet fëmija juaj është shumë i rëndësishëm për jetën e tij në të ardhmen.

Sigurimi i një mjedisi të pastër dhe të shëndetshëm pa tym cigare është një nga karakteristikat më të rëndësishme që mund të ndikojë në të gjithë jetën e fëmijës tuaj.

Mbrojeni fëmijën nga pluhuri në shtëpi, mbajeni fëmijën larg nga personat të cilët janë bartës të ndonjë infeksioni, siguroni një temperaturë optimale në dhomën ku do të qëndrojë fëmija, si dhe bëni kujdes edhe për temperaturën gjatë momentit kur do ta lani fëmijën.

Bebes mund ti bëni banjë çdo ditë. Pas kryerjes së vaksinimit të BSZH, beben mund ta lani në të njejtën ditë. Duhet vetëm të bëni kujdes që të mos e shtypni apo lëndoni vendin ku është aplikuar vaksina.

Rrobat e fëmijës tuaj duhet të jenë të pastra, të lara mirë dhe të hekurosura. Për shkak të kontaktit të afërt dhe të shpeshtë me nënën, nuk rekomandohet që nëna të përdorë kozmetikë intenzive.

Nëse planifikoni të udhëtoni në rrugë të gjatë me fëmijën, duhet të konsultoheni me pediatrin tuaj në lidhje me sigurinë e udhëtimit. Gjatë periudhës së pushimeve verore, mos haroni të merrni krem me faktor të lartë mbrojtës, veshje të lehta dhe me ngjyra të zbardhura si dhe një kuti me ilaçe për çdo rast.