fbpx

Kujdesi i duhur për të porsalindurin

Mëmësia është një nga rolet kryesore, veçanërisht kur bëhet fjalë për fëmijën e parë, përvojën e parë. Në leksionin e djeshëm Dr. Dushko Fidanovski bëri të ditur parimet bazë për kujdesin neonatal, mes të cilave edhe kujdesin për kërthizën, lëkurën, i këshilloi se si ti kapërcejnë më lehtë dhimbjet e barkut të bebes, i këshilloi për avantazhin e qumështit të gjirit dhe të ushqyerit me gji, cila duhet të jetë temperatura optimale në dhomën e ndenjes, si dhe informacione të tjera në lidhje me kujdesin e foshnjës. 

Prindërit e ardhshëm të cilët deri tani mbajnë një numër rekord të pjesëmarrjes, ishin të  përgatitur me një numër  të caktuar të pyetjesh, si dhe u interesuan për shumë detaje të tjera rreth kujdesit gjatë ditëve të para të foshnjës. Për të gjitha këto u përgjigj Dr. Fidanovski, ai gjithashtu bëri të ditur se kujdesi ndaj foshnjës është instiktiv dhe se duhet të relaksohen dhe ta shijojnë rolin e ri të nënës.

Leksioni i ardhshëm me 9 mars, me temë ‘Kujdesi i lëkurës gjatë shtatzënisë’ do të mbahet nga specialist në fushën e dermatologjisë. Regjistroni pjesëmarrjen tuaj 02 30 99 500.