fbpx

Dr. Aleksandar Sajkovski me këshilla profesionale për kujdesin ndaj të porsalindurit

Parimet kryesore për kujdesin ndaj të porsalindurit në këtë cikël i prezantoi Dr. Aleksandar Sajkovski, pediatër neonatolog  në “Acibadem Sistina”. Shtatzënat e pranishme të cilat janë rregullisht pjesë e leksioneve edukative në spital, u shprehën se ky është një nga ciklet më të rëndësishme edukative.

Deri më tani, kam marrë pjesë në të gjitha leksionet, por leksioni i mbrëmshëm dhe leksioni në lidhje me lindjen pa dhimbje më kanë lënë përshtypje më të mëdha – u shpreh M.A  e cila është në javën e 35 të shtatzënisë.

Pas pjesës profesionale, një pjesë tjetër e veçantë e leksioneve ishte e detikuar pyetjeve të  prindërve të ardhshëm të cilave Dr. Aleksandar Sajkovski iu përgjigj me kënaqësi. Edhe në këtë cikël, leksionet u pritën me një interes të veçantë nga prindërit e ardhshëm, veçanërisht nga ata të cilët bëhen prindër për herë të parë.

Leksioni i ardhshëm me temë “Kujdesi i lëkurës gjatë shtatzënisë” do të mbahet të mërkurën e ardhshme me datë 4 maj. Leksionet janë të hapura dhe pa pagesë për të gjithë të interesuarit.