fbpx

Pas 10 vitesh luftë për të pasur trashëgimtar, sot jetojmë për Sofijan

Pas 10 viteve duke u endur nëpër koridoret e spitaleve, duke trajtuar sterilitetin dhe tre foshnja të humbura, sot Julija dhe Petar janë prindër krenarë të Sofijas. Historia e tyre dëshmon se këmbëngulja, përkushtimi dhe besimi në ekipin mjekësor rezultojnë me sukses.

STERILITET IDIOPATIK

Pengesa e parë u shfaq që nga momenti i dëshirës për tu bërë nënë,  diagnoza sterilitetit, e cila u shfaq pa arsye mjekësore. "Mjekët thanë se bëhej fjalë për steriliteti idiopatik - infertilitet pa asnjë arsye. Sëbashku me bashkëshortin i bëmë të gjitha shqyrtimet  e mundshme, dhe të gjitha rezultatet ishin shumë në rregull. Nuk kishte asnjë arsye për të mos mbetur shtatzënë, por thjesht nuk ndodhi, dhe kjo për një kohë e gjatë. Na shqetësonte fakti  që nuk mund të mbetem shtatzënë për një kohë të gjatë, por pas disa vitesh, më në fund ndodhi, testi i shtatzënisë ishte pozitiv. Por problemet nuk përfunduan këtu, "thotë Julija.

Ndërprerja e shtatzënisë në javën e 20-të

Në javën e 20-të të shtatzënisë, për shkak të shkurtimit të qafës së mitrës të shkurtuar, ishte e nevojshme të bëhej serklazh (lidhje e qafës së mitrës) i menjëhershëm.  Ndërhyrja u bë në klinikën shtetërore për gjinekologji, por, për fat të keq, nuk rezultoi me sukses. Disa ditë më vonë, Julija I shpërthyen ujërat duke rezultuar me përfundim të shtatzënisë. "Isha shtatzënë me binjakë, një shtatzëni që ne kishim pritur për një kohë të gjatë dhe që ndryshoi jetën tonë. Për fat të keq, i humbëm të dy foshnjat, por sëbashku me bashkëshortin vendosëm të vazhdojmë të luftojmë për atë që çdo çift dëshiron dhe meriton, foshnjë në krahët e tyre".

Edhe një tjetër shtatzëni me fund të hidhur

"Provë se mrekullitë vërtetë ndodhnin ishte fakti që pas disa muajsh përsëri mbeta shtatzënë në mënyrë natyrale.Një shtatzëni e re, lumturi e re, por edhe një frikë e re. A do të shkojë gjithçka siç duhet, kisha frikë se mos ndoshta përsëri do të ndodhte diçka dhe do ta humbisja edhe këtë shtatzëni. Isha e kujdesshme, kujdesesha për veten që nga dita e parë kur mësova se isha shtatzënë. Por, përsëri, ndodhi ajo të cilës i friksohesha më së shumti. Në javën e 12-të të shtatzënisë, foshnja humbi rrahjet e zemrës. Me anë të një intervenimi (kiretazh), humba dhe mundësinë e dytë për tu bërë nënë”, rrëfen Julija.

Shtatzënia e tretë përsësi u komplikua në javën e 20-të

Pas 4 muajsh, përsëri mbeta shtatzënë në mënyrë natyrale. Por, që në fillim nisi me probleme, sepse ende pa e ditur se isha shtatzënë kisha pirë doza të larta  antibiotiku, për shkak të pranisë së escherichia coli-t. Shkova në "Acibadem Sistina" tek Dr. Gordana Petrovska,  e cila më bëri ultratingull dhe më tha të mos shqetësohem, se është ende herët, në muajin e parë ende nuk ka filluar organogjeneza kështu që nuk do të ketë asnjë problem. Dhe vërtetë ishte kështu. Shtatzënia ishte në rregull deri në atë javë të tmerrshme,javën e 20-të, ku  u shfaq përsëri i njëjtë problem për shkak të të cilit më parë i kisha humbur dy binjakët. Qafa e mitrës ishte përsëri e shkurtër dhe doktori më tha se ishte e nevojshme të bëhej urgjentisht lidhja e qafës së mitrës. Thash me vete, përsëri do të përjetoj të njejtën gjë? Isha tepër e frikësuar dhe nuk dija çfarë të bëja, por një gjë isha e sigurt se nuk do të shkoja përsërio në klinikën shtetërore për gjinekologji. Kështu fillova kërkimin tim për mjekun që do ta shpëtonte fëmijën tim. Dhe mund të them se gjata mjekun më të mirë!

Dr. Mitko Ivanovski është heroi im

Meqënëse tashmë  kisha një histori të gjatë me shtatëzëni kritike, vazhdimisht isha në internet në kërkim të grave që kishin përjetuar të njejtën gjë  si unë, të cilat ndanin nëpër blogje përvojat e tyre. Aty lexova komentet pozitive për Dr. Ivanovskin, se kishte trajtuar raste po kaq të vështira si ky i imi. E kisha tepër të qartë se mua më duhej një mjek i mirë, ekspert, i cili do të ishte heroi ynë. Më dhanë numrin e kontaktit të doktor Ivanovskit dhe menjëherë e e mora në telefon. Për fatin tim të mirë, doktori mu përgjigj menjëherë në telefon, dhe pasi I tregova për gjendjen time, kërkoi që menjëherë të vinim këtu. Mendoj se rruga Dellçevë-Shkup e përkeqësoi akoma më tepër gjendjen time dhe kur arritëm në Acibadem Sistina kisha dhimbje lindje dhe isha plotësisht e hapur mezbritje të ujrave në vaginë. Dr Mitko Ivanovski bisedoi hapur me mua dhe bashkëshortin tim, na tregoi të gjitha mundësitë dhe të gjitha rreziqet të cilat fatkeqësisht ekzistonin, por na premtoi se do të jepte maksimumin e tij që kjo shtatzëni të kishte një fund të lumtur. Fliste me një dozë të madhe  profesionalizmi, humanizmi dhe besimi që menjëherë u ndjeva e sigurt dhe e dija që ky doktor do të bënte të pamundurën.

12 javë nuk jam ngritur nga shtrati

Serklazhi fatmirësisht ishte i suksesshëm, tani varej nga këmbëngulja dhe sakrifica ime. Rreptësisht shtrirë, ishte rekomandimi i doktor Ivanovskit. Këtë gjë e mora në kuptimin e plotë të fjalës. E frikësuar nga rruga Shkup-Dellçevë dhe për shkak të distancës, vendosëm të merrnim një apartament në Shkup dhe të ishim afër "Acibadem Sistina" dhe Dr. Ivanovskit. 12 javë në kuptimin e plotë të fjalës nuk u ngrita nga shtrati, ngrihesha vetëm për të vajtur në tualet, madje dhe atëherë mundohesha që  të kthehesha në shtrat sa më shpejt të jetë e mundur. Bashkëshorti im mori nga puna pushim  pa pagesë dhe qëndroi me mua gjatë gjithë kohës për të më ndihmuar. Isha tepër këmbëngulëse dhe ndjeja thellë brenda vetes se gjithçka do të shkonte mirë. Një mbështetje të madhe përgjatë gjithë kësaj periudhe kam marrë edhe nga Dr. Mitko Ivanovski, i cili me energjinë dhe qetësinë e tij pozitive më jepte forcë. Me të, e dija se nuk kishte vend për panik.

Në javën e 32-të më shpërthyen ujërat

Pas 12-të javësh, erdhi dita e ardhjes në jetë të Sofijas. Më shpërthyen ujërat dhe menjëherë shkuam në spital. Dukeqenë se foshnja ishte e vogël, doktori planifikoi që lindja të realizohej në mënyrë natyrale, por gjendja nuk na e lejonte këtë, foshnja filloi të kishte takikardi dhe përsëri lindja përfundoi me  prerje cezariane.

E pashë Sofijan time

Një foshnjë e vogël me peshë trupore 1.800 gram... thash me vete kjo është Sofija ime, heroina ime e cila rezistoi që më në fund të jemi bashkë. Lumturia jonë ishte e pafundë. Pas lindjes, meqënëse kishte lindur parakohe, qëndroi në departamentin e kujdesit intenziv neonatal nën kujdesin e Dr. Dushko Fidanovskit, një tjetër profesionist i lartë i cili plotësisht iu përkushtua rastit tonë.  Pas 4 ditësh unë dola nga spitali, vazhdoja të qëndroja këtu në Shkup, ndërsa Sofija qëndroi në spital edhe tre javë të tjera dhe më pas të gjithë sëbashku, me zemër të lumtur dhe të gëzuar u kthyem në qytetin tonë, Dellçevë. Përgjatë gjithë jetës tonë do ti jemi mirënjohës Dr. Mitko Ivanovskit, për faktin që ishte këtu me ne, që ishte doktor dhe mik, profesionist dhe i drejtpërdrejtë kur ishte e nevojshme. Falë profesionalizmit dhe ekspertizës së tij, sot, pas 10 vitesh, çdo mbrëmje flë e qetë dhe zgjohem e lumtur sepse tashmë kam një kuptim të ri dhe një arsye të re në jetë.

Me respekt,
Julija dhe Petar Kacarski