Në rast se ndonjë nga infeksionet gjatë shtatzënisë nuk trajtohet, mund të arrijë deri në shkaktimin e abortit spontan, të lindjes së parakohëshme, infeksione dhe sepsa tek fetusi. Disa prej tyre mund të dëmtojnë organogenezën, duke shkatërruar zhvillimin e organeve dhe shqisave tek fetusi, si dhe mund të shkaktojnë anomali kongjenitale. Infeksionet gjatë shtatzënisë mund të hskaktohen nga bakteret, myku, viruset dhe parazitët.
Infeksionet cervikofaciale vaginale
Këto infeksione gjatë shtatzënisë mund të çojnë në abort spontan, shpërthim të parakohshëm të ujrave të lindjes, rrjedhje të lëngut amniotik dhe lindje të parakohëshme. Është e nevojshme dhe e rëndësishme që gruaja para shtatzënisë të kryej teste mikrobiologjike në lidhje me këto infeksione, në mënyrë për të shmangur pasojat dhe anët negative gjatë shtatzënisë. Shkaqet më të shpeshta të infeksioneve cervikofaciale vaginale shkaktohen nga grupi i baktereve koliform, streptokoke, stafilokoke, enterokoke, kandida, klamidia, mikroplasma dhe ureaplasma. Nëse gruaja nuk i ka kryer këtë teste para shtatzënisë, gjatë periudhës së shtatzënisë bëhet bris mikrobiologjik në lidhje me këto baktere, dhe nëse është e nevojshme, merret terapi me antibiotikë sistemike dhe vaginale.
Infeksione të tjera të cilat mund ta dëmtojnë fetusin gjatë periudhës së shtatzënisë, janë dhe infeksionet me gonorre, trikomonas, tuberkulozi, listeria, etj. dhe të gjitha këto duhet të trajtohen dhe të shërohen siç duhet. Gjithashtu, gjithnjë dhe më tepër është i pranishëm infeksioni me AIDS dhe SIDA, të shkaktuara nga virusi HIV, me të gjitha pasojat e sindromës së mungesës së imunitetit të fetusit dhe pasojat për jetën e mëtejshme të fëmijës.
Numri i infeksioneve gjatë periudhës së shtatzënisë, të cilat mund ta dëmtojnë fetusin dhe nënën, është vërtet i madh. Kontrollet e rregullta gjinekologjike para dhe pas shtatzënisë, dhe konsultimet me gjinekologun tuaj, do të ndihmojnë në reduktimin e shfaqjes së tyre, dhe efekteve negative të cilat ndikojnë në shëndetin e nënës dhe të foshnjës së ardhshme.