fbpx

Në këtë javë fëmija fillon të ketë lëvizje më të theksuar të syve. Gjuha e fëmijës shumë shpejtë fillon të zhvillojë shqisat e shijes. Tek fëmijët që i përkasin gjinisë mashkullore, testiest (vezët) zbresin nga barku. Tek vajzat, mitra dhe vezoret janë të formuara me një numër të plotë të qelizave vezore për të gjithë jetën. Qlizat e trurit zhvillohen shumë shpejtë, veçanërisht ata të cilët janë përgjegjës për mendimin, kujtesën dhe të mësuarit. Kockat janë shumë më të forta, ndërsa lëkura bëhet më e trashë dhe më pak transparente.

 

Fëmija juaj ka madhësinë e një qitro

Gjatësia mesatare është 29 cm, dhe peshon rreth 600 gram.

Foshnja në javën e 23

E dëgjon zërin tuaj dhe rrahjet e zemrës tuaj. Regjistron edhe disa stimuj të fortë nga bota e jashtme.

Trupi bëhet proporcional me kokën. Lëkura ngadalë merr ngjyrë rozë (nuk është më transparente).

Nëna në javën e 23

Marramendje dhe dobësi – Enët tuaja të gjakut zgjerohen si rezultat i hormoneve të shtatzënisë. në të njejtën kohë, volumi i gjakut rritet me shpejtësi që në fillim të shtatzënisë. Deri në javën e 34 rritet me 45% më tepër se vëllimi që keni patur para shtatzënisë. Megjithatë, enët e gjakut janë tepër të zgjeruara, dhe rritja e volumit të gjakut nuk arrin ti përmbushë ato, duke shkaktuar kështu rënien e presionit tuaj të gjakut, prandaj shesh mund të ndjeni dobësi, marramendje apo takikardi. Nëse keni probleme të tilla, pini tepër lëngje, dhe ngrihuni ngadalë nga vendi ku qëndroni ulur apo shtrirë. Nëse ndiheni të dobët, është më mirë që të qëndroni shtrirë. Është e nevojshme kryerja e kontrollit laboratorik si dhe kontroll tek gjinekologu.

Ënjtja e kyçeve. Është diçka mjaftë normale gjatë shtatzënisë. nëse bëhet më e theksuar, konsultohuni me mjekun tuaj.

Kontraktimet Braxton Hicks. Mos harroni të pini tepër ujë dhe të pushoni.

Dhimbje shpine.

Gjakderdhje  dhe / ose fryrje të mishrave të dhëmbëve.

Këshillojmë

Jini të gëzuar dhe buzëqeshur. Fëmija juaj ndjen gjithçka që ndjeni dhe ju. E di se kur jeni në gjendje të mirë shpirtërore, sikurse e ndjen dhe stresin dhe shqetësimin apo ankthin tuaj. Meqenëse, dëgjon dhe ndjen gjithçka që ndodh në botën e jashtme, këndoni më shpesh, në mënyrë që të ndjejë dhe ta dëgjojë zërin tuaj të gëzuar. Kaloni më shumë kohë me partnerin tuaj, bisedoni për planet tuaja të ardhshme në lidhje me anëtarin e ri të familjes tuaj.