fbpx

Çfarë duan gratë shtatzëna?

Një nga gjërat më të mira por në të njejtën kohe më të këqija të shtatzënisë është dëshira e madhe për të ngrënë.Dëshira për të ngrënë gjatë periudhës së shtatzënisë nuk mund të krahasohet me dëshirën e një personi normal, pasi ajo është një milion herë më e madhe dhe më e fortë.
Zgjoheni me një dëshirë të madhe për të ngrënë çokollatë apo pure frutash (shake) ultrakalorik të ftohtë. Zgjoni në mes të natës bashkëshortin për t’ju blerë apo skuqur proshutë. Sigurisht që bebja e arrin atë që dëshiron!

Ja disa ushqime për të cilat kanë më së tepërmi dëshirë gratë gjatë periudhës së shtatzënisë:

Çokollatë

Çokollatës apo edhe ndonjë ëmbëlsire tjetër, asnjë grua shtatzënë nuk mund t’i rezistoj. Kjo ndoshta ka të bëjë me faktin se çokollata ju bën të lumtur. Nëse jeni të shtetësuar se ndoshta jeni duke konsumuar një sasi të madhe të çokollatës, atëherë mundohuni t’a zëvendësoni atë me diçka tjetër, siç është shurupi i frutave të freskëta.

Akull

Gratë shtatzëna e shijojnë më së mirë përtypjen e akullit. Tingëllon si diçka e çuditshme pasi akulli nuk bën pjesë tek ushqimet, dhe as që do të na vinte ndërmend se do të mund të ishte diçka kaq interesante apo e nevojshme. Megjithatë, tek shtatzënat gjëra të tilla nuk mund të kontrollohen.

Ushqime me erëza

Ushqimet me erëza siç është Carry sos dhe speca djegës të kuq, janë ende një dëshirë e zjarrtë për gratë shtatzëna. Ushqimet pikante e relaksojnë trupin. Thjeshtë fakti se për një periudhë të shkurtër do të sillni në jetë një fëmijë, është pothuajse e pamundur që të mund të relaksohet trupi juaj, prandaj, është mirë t’i shtoni pak ushqim djegës vaktit tuaj të ardhshëm.

Kastraveca turshi

Gratë shtatzëna të cilat shpesh kanë nevojë për kastraveca turshi, mund të kenë mungesë të ushqimit të kripur, edhe pse ky nuk është një fakt i vërtetuar shkencërisht. Disa e duan atë kërcitjen e kastravecit, disa të tjerë thartirën, dhe disa të tjerë shijen freskuese të kastravecit. Gjithësesi, dëshira e grave shtatzëna për kastraveca turshi, nuk është shqetësuese. Ato përmbajnë shumë pak kalori, i gjeni pothuajse në çdo market dhe nuk kushtojnë shumë para.

Patatina

Patatinat janë të kripura, prandaj, sikurse dhe përmendëm më lart me kastravecat turshi, është e mundur që t’i dëshirojnë për shkak të mungesës së kripës duke e plotësuar atë me anë të patatinave. Por megjithatë, dihet fakti që keni nevojë për diçka të kripur dhe kërcitëse prandaj gjëja e parë që ju vjen ndërmend janë patatinat. Patatinat janë plot me kalori, mundohuni t’i zëvendësoni ato me kokoshka (popcorn) me përmbajtje të ulët të yndyrës.

Fruta

Imagjinoni, gratë shtatzëna nuk janë të prirura vetëm ndaj ushqimit të keq, jo të shëndetshëm. Ato konsumojnë edhe fruta. Ju doni që fëmija juaj të jetë i shëndetshëm, prandaj është e domosdoshme të konsumoni ushqim të shëndetshëm, me anë të të cilit edhe fëmija juaj do të ushqehet siç duhet. Konsumimi i shalqinit dhe rrushit janë një alternativë freskuese dhe shumë e shëndetshme për ju dhe fëmijën tuaj.

Kafe

Edhe pse doktorët nuk rekomandojnë konsumimin e kafes gjatë periudhës së shtatzënisë, ajo është gjëja të cilën dëshirojnë më së shumti gratë shtatzëna, madje edhe para se të mbeten shtatzënë e shijojnë së tepërmi aromën dhe shijen e kafes. Kafja ju bën më të kthjellët, zvogëlon dhimbjen e kokës dhe depresionin. Konsultohuni me mjekun tuaj nëse është e mjaftueshme një filxhan kafe në ditë gjatë periudhës tuaj të shtatzënisë.