fbpx

Skrining

Shumica  e grave shtatzëna me me diabet gestational nuk kanë shenja dhe simptoma të dukshme të sëmundjes. Kjo është dhe arsyeja përse pothuajse të gjitha gratë shtatzëna duhet të ekzaminohen për diabet gestional nga java  24 – 28 e shtatzënisë. Një numër i ulët i grave shtatzëna kanë rrezik të pakët përsa i përket diabetit gestational, dhe për këtë arsye nuk kanë nevojë që të testohen. Në këtë grup bëjnë pjesë gratë nën moshën 25 vjeçare, me peshë trupore të shëndetshme dhe pa një histori diabeti në familje, tek ato të cilat nuk kanë patur asnjëherë rritje të nivelit të sheqerit, të cilat nuk kanë patur bebe me një peshë lindje të madhe, si dhe nëse në shtatzëninë e mëparshme nuk kanë patur komplikime të cilat lidhen me diabetin.