fbpx

Përse duhet të kryeni ushtrime pas lindjes?

 Në periudhën e pas lindjes, me anë të ushtrimeve të duhura, ju mund ti riktheni në formën e mëparshme, barkun, gjoksin, legenin, muskujt e shpinës, si dhe të arrinë peshën tuaj normale trupore.  

 Me kryerjen e ushtrimeve pas lindjes, do të arrini shumë më tepër se thjeshtë rënien e peshës së trupit. Lëvizjet e bëra në mënyrën e duhur, do të përmirësojnë qarkullimin në trup, do të forcojnë muskujt e barkut, si dhe të gjithë pjesën e pasme të trupit, e cila do të lehtësojë kthimin në formën e mëparshme. Përveç forcimit të trupit tuaj, muskujve dhe kyçeve, ushtrimet në periudhën e pas lindjes do tju mundësojnë një lehtësim shpirtëror dhe do të reduktojë rrezikun e shfaqjes së depresionit.

Programi i ushtrimeve të paslindjes

Ushtrimet Kegele: gratë shtatzëna të cilat gjatë shtatzënisë kanë patur probleme me përmbajtjen e urinimit, duhet të vazhdojnë ti kryejnë këto ushtrime edhe pas lindjes.

Ecje: me ecje mund të filloni 10-15 ditë pas lindjes normale,  dhe 15-20 pas lindjes cezariane. Duhet të ecni normalisht dhe pa u munduar. Rekomandohet që në 7-10 ditët e para të ecni 8-10 minuta, ndërkohë që në ditët në vijim, intervali kohorë të rritet çdo ditë nga 3-5-10 minuta.

Korse:  veshja e korsesë është një arsye plus për relaksimin e muskujve të barkut, dhe për këtë arsye nuk rekomandohet përdorimi i korsesë pas lindjes.

Ushtrimet duhet të kryhen në pozicion shtrirë dhe në atmosferë  të këndëshme.

Pas lindjes cezariane, rekomandohen ushtrimet për forcimin e barkut, ushtrime për frymëmarrjen, për qarkullimin e këmbëve, dhe të gjitha këto ushtrime kontribuojnë në përmirësimin dhe lehtësimin e punës së zorrës së trashë. Pas lindjes cezariane, rritja e qarkullimit të zorrës së trashë, do ta lehtësojë problemin me anë të krijimit të gazrave.