fbpx

Shkaku i shfaqjes së kapsllëkut tek bebet dhe fëmijët

Nëse fëmija ka pasur 5-6 jashtëqitje në ditë dhe dy ditë më pas nuk ka asnjë jashtëqitje, kjo nuk do të thotë se duhet menjëherë të paraqiteni tek mjeku pediatër. Prindërit të shqetësuar menjëherë fillojnë të mendojnë se çfarë duhet të bëjnë për ti ardhur në ndihmë vogëlushit të tyre, në fakt kjo është diçka e gabuar. Numri i jashtëqitjeve dhe përbërja e tyre varet nga lloji i ushqimit – qumështi I gjirit apo qumësht me formulë të përshtatur.

Nëse mungesa e jashtëqitjes shoqërohet me dhimbje barku, dhe nëse prindërit vërejnë se fëmija qanë dhe nuk është i qetë, atëherë është e nevojshme që të paraqiten tek mjeku pediatër në mënyrë që të vërtetohet dhe përcaktohet shkaku.

Dr. Aleksandar Sajkovski i cili është i ftuari televiziv, në vijim jep këshilla profesionale në lidhje me këtë temë.