fbpx

Dr. Andrej Petrov me këshilla për lëkurë të shëndetshme dhe të përkujdesur gjatë shtatzënisë

Ndryshimet hormonale dhe pesha e rritur trupore janë vetëm pjesë e shkaqeve të cilat sjellin deri te ndryshimi në strukturën e lëkurës de elasticitetin e saj. Lëkura kërkon kujdes të veçantë gjatë shtatzënisë, veçanërisht në stomak ku vjen deri te tërheqja e saj.

Gjatë ligjëratës së djeshme edukative, dr. Andrej Petrov i këshilloi nënat e ardhshme se si duhet të kujdesen për lëkurën gjatë shtatzënisë. Që të parandalohet paraqitja e strijave dhe thatësia e lëkurës, nevojitet që lëkura të jetë vazhdimisht e njomë. Pjesë e veçantë gjatë ligjëratës iu përkushtua pyetjeve të shtatzënave lidhur me dilemat për shkaqet e paraqitjes së strijave, a mund të pengohen dhe si të trajtohen. Një nga temat që paraqitën interesim është kurimi i plagës prej prerjes cezariane.

Me ligjëratën në temën Kujdesi i lëkurës gjatë shtatzënisë e rrumbullakojmë ciklin e dytë të programit për përgatitjen për lindje dhe shtatzëni të shëndetshme. Për shkak të festave që vijnë, cikli i tretë i ligjëratave do të fillojë më 20 janar 2016. Ekipi i Acibadem Sistina BABY ju dëshiron vit t ri të lumtur dhe të suksesshëm. Do jetë kënaqësi për ne që edhe vitin e ardhshëm të edukohemi bashkë dhe t’i ndajmë përvojat nga shtatzënia. Në shtojcë gjendet programi i ligjëratave.