fbpx

Leksionet edukative ishin udhëzues të shtatzënisë time

“Kjo është shtatzënia ime e parë dhe ndihem për mrekulli. Që në ditën e parë kur mësova se do të bëhesha nënë, kisha një milion pyetje: a zhvillohet fëmija normalisht, a ushqehem në mënyrën e duhur, kur duhet të shkoj për të kryer kontroll në mënyrë që të mos humbas ndonjë pjesë të rëndësishme të zhvillimit, a janë normale dhimbjet në bark, a do të jem një nënë e mirë... “ shprehet 30 vjeçarja Radmilla Markovska.

Nuk doja të humbisja asnjë leksion

Kur mjeku im gjinekolog më tha se në Acibadem Sistina organizoheshin leksione pa pagesë për gratë shtatzëna, u interesova menjëherë. Mora flaerin (fletushkën) me orarin e leksioneve dhe tashmë isha e bindur që nuk do të mungoja në asnjë leksion. Tetë leksione të cilat do ti jepnin përgjigje pyetjeve dhe dilemave të mia. Fakti që këto leksione mbaheshin nga profesionistë me përvojë në tema të ndryshme,ishte  tepër i rëndësishëm për mua.

Më mësuan se si të ushqehem shëndetshëm

“Isha tepër e impresionuar nga leksioni i mbajtur nga Dr. Aleksandra Haxhi-Dimova. Na dha informacione të dobishme në lidhje me ushqimin që duhet të marrim gjatë pariudhës së shtatzënisë. Jo vetëm për ushqimin por edhe për mënyrën e përgatitjes. Na shpjegoi se cilat ushqime ishin të nevojshme  në mënyrë që fëmija të marrë mjaftueshëm lëndë ushqyese, dhe si të mos lejojmë që të kemi rënie të hekurit në gjak. Sigurisht, ajo që është më e rëndësishme, nuk duhet të ushqehemi sa për dy persona” – shprehet Radmilla me buzëqeshje.

Jam e përgatitur përsa i përket kujdesit ndaj birit tim

Me afrimin e datës së parashikuar të lindjes, me padurim prisja dy leksione – për lindjen spontane dhe atë cezariane, si dhe kujdesin ndaj foshnjës së porsalindur. Sikurse tek të gjitha nënat e ardhshme, akti i lindjes më shkaktonte një lloj stresi dhe më shkaktonte panik. Prandaj dëshiroja të merrja pjesë në atë leksion për të ditur se çfarë më priste, si të përgatitesha për atë moment, kur ishte momenti për të shkuar në spital, si duhet të merrja frymë për ti lehtësuar dhimbjet gjatë shfaqjes së kontraktimeve.  Në leksionin e Dr. Aleksandar Sajkovskit u inkurajova dhe thashë do të jem një nënë e mirë dhe e fortë, dhe kjo falë rekomandimeve të tij të sinqerta përsa i përket kujdesit ndaj foshnjës së porsalindur.

Edukimi por edhe shoqërimi

Gjëja e parë për të cilën rregulisht vija në leksione, ishte qëllimi për të mësuar dhe për tu informuar më tepër rreth shtatzënisë, por edhe për tu shoqëruar me gratë e tjera shtatzëna dhe për të ndarë  së bashku përvojën tonë. Shumica e grave shtatzëna, me të cilat kisha mundësi të njihesha, ishin njësoj si unë, nëna të reja të cilat përballeshin për herë të parë me shtatzëninë. Këshillat e tyre ishin gjithashtu të dobishme për mua.

Një rekomandim i ngrohtë për të gjitha nënat e ardhshme

Leksionet edukative ishin udhëzues të shtatzënisë time. Mësova shumë gjëra, të cilat sinqerisht nuk e di se ku mund ti kisha mësuar. Nuk dua të lexoj në internet, shkrimet në internet më tepër më frikësojnë sesa më informojnë. Rekomandimi im i sinqertë për të gjitha nënat e ardhshme është që të regjistrohen dhe të mos humbasin asnjë leksion, pasi secili prej tyre është në mënyrë të barabartë  i dobishëm.  Mund të merrni edhe bashkëshortin tuaj në këto leksione, veçanërisht në leksionin që ka të bëjë me kujdesin ndaj fëmijës së porsalindur, në të cilën duhet të angazhohen edhe baballarët.

Çdo të mërkurë  nga në dhuratë të re!

Nuk mund të lë pa përmendur edhe dhuratat, të cilat ishin vërtet një surprizë. Çdo të mërkurë shikoja me kuriozitet se çfarë kishte në qesen e paketuar për të parë se çfarë do të na dhuronin këtë herë në “Acibadem Sistina”. Ky është vërtetë një gjest i madh për të gjitha gratë shtatzëna.

Leksione falas për gratë shtatzëna në “Acibadem Sistina”

Çdo të mërkurë në “Acibadem Sistina” mbahen leksione informative për gratë shtatzëna. Cikli i leksioneve ka të bëjë me kushtet më të rëndësishme të shtatzënisë, për të cilat çdo nënë e ardhshme duhet të ketë informacion. Leksionet mbahen nga një ekip specialistësh në fusha të ndryshme të spitalit dhe në akusheri. Orarin e leksioneve mund ta gjeni në www.acibademsistinababy.mk
Regjistroni pjesëmarrjen tuaj në 02 3099 500