fbpx

Pas 46 ditëve qëndrim në Njësinë e Kujdesit intensiv vogëlushi Lluka e lëshoi spitalin në përqafimin e prindërve

Buzëqeshje në fytyrë, sy plotë lotë gëzimi dhe dëshirë për ta kompensuar kohën e humbur. Kjo ishte pamja e sotme në Departamentin e Kujdesit neonatal intensiv ku u njohëm me Magalenën dhe Aleksandër, prindërit e vogëlushit Lluka. I lindur në javën e 29 të gestacionit, me peshë nga 980 gramë, sot heroi i vogël e lëshon spitalin tonë. Tani ka peshën 1.950 gramë dhe është luftëtar i vërtetë. Infermierët, shpjegojnë se janë të lumtur sepse Lluka shkon në shtëpi, por ndihen të trishtuar sepse ndahen nga vogëlushi i bukur.

“Jemi tepër të kënaqur nga kujdesi për fëmijën tonë të parë, Dr. Simonida Spasevska dhe infermieret në këtë departament u kujdesen në mënyrë të përkryer për fëmijën tonë. Kjo është dhurata më e bukur për Vitin e Ri. Erdhi në botë shumë më herët, dy muaj më herët por na bëri të lumtur", shpjeguan nga familja Semenovi.