fbpx

Orari I ligjëratave maj - qershor - korrik

Të nderuar nëna të ardhshme

Ju njoftojmë se të martën më 22 maj 2019 fillon cikli I ri i ligjëratave falas për shtatzëni të shëndetshme. Shumë këshilla edukative dhe dhurata interesante për të gjitha gratë shtatzëna të pranishme.

Mjekët tanë janë këtu për ta përgjigjur pyetjen tuaj.

Ligjërata e pare në këtë cikël është me temë: “Ndryshimet dhe kontrollet e detyrueshme gjatë shtatzënisë”, ndërsa ligjëratën do ta mbajë një mjek gjinekolog- akusher. Të mërkurën e ardhshme, më 29 maj mësoni cilat janë mineralet dhe vitaminat më të rëndësishme të cilat i nevojiten nënës për të pasur një fetus të shëndetshëm, si duhet të kombinohet ushqimi në mënyrë që organizmi të mund t’i marrë të gjitha lëndët ushqyese, përse është e rëndësishme marrja e suplementeve në orar të rregullt gjatë periudhës së shtatzënisë, si të ruani nivelin optimal të hekurit në gjak, në mënyrë që të shmangni aneminë e cila shpesh është e pranishme tek gratë shtatzëna.

Me kënaqësi ju presim që të vini dhe së bashku të edukohemi për një shtatzëni të shëndetshme, të lumtur dhe të lehtë. Çdo grua shtatzënë në ligjëratën merr dhuratë nga miqtë tanë të Acibadem Sistina Baby.

Për ta regjistruar praninë tuaj është e nevojshme që ta kontaktoni qendrën tonë të kontakteve në numrin e telefonit 02 30 99 500.

Ju presim çdo të mërkure në orën 19:00.

Më poshtë mund ta shihni programin e plotë. Shihemi çdo të mërkurë në Acibadem Sistina!