fbpx

Mirë se erdhe Unik!

Jara dhe Janina tashmë janë bërë me vëlla. Uniku është anëtari më i ri dhe princi i familjes Tershani. Mami Xhultane dhe babi Shaq, prindërit krenarë të kasaj familje të bukur falenderojnë të gjithë stafin e spitalit “Acibadem Sistina” , veçanërisht Dr. Nikolla Pançevskin per keshillat, udhezimet dhe punën e palodhur që ka bërë gjatë periudhës së shtatzënisë dhe lindjes së vogëlushit të tyre. Përgëzime dy prindërve krenarë për ardhjen në jetë të birit të tyre, ndërsa Unikut i urojmë jetë të gjatë dhe fëmijëri të lumtur!