fbpx

Numërimi ka filluar

Placenta vazhdon ti japë lëndë ushqyese dhe antitrupa fëmijës tuaj, të cilat do të ndihmojnë në luftën kundër infeksioneve pas lindjes. Nëse e ushqeni me gji fëmijën, do të vazhdojë të marrë doza shtesë të antitrupave tuaj, të cilat janë thelbësore për imunitetin dhe mbrojtjen kundër mikroorganizmave, në periudhën më të ndjeshme, atëherë kur imuniteti i tij akoma nuk është formuar.

 

Në mënyrë që të jeni të përgatitur për aktin më të bukur të ushqimit – të ushqyerit me gji, lexoni disa këshilla në lidhje me dhënien e gjirit sa më lehtë, në dispozicion do të keni edhe broshurën për ushqimin e suksesshëm me gji.

Foshnja juaj ka madhësinë e një bostani

Gjatësia mesatare e bebes është rreth 50,5 cm, dhe pesha mesatare rreth 3.300 gram.

Këshillojmë

Shihni rubrikën bebe. Këtu do të mund të lexoni gjithçka në lidhje me kujdesin e fëmijës tuaj