fbpx

Me besim të plotë në mjekët, dinim se kemi përzgjedhur më të mirët për binjakët tonë

Pas 14 ditëve qëndrim në Kujdesin neonatal intensiv, vogëlushet Ajana dhe Ajan Makolli shkojnë në shtëpi. Janë lindur më 3 shkurt në javën e 34-të të gestacionit. Për kontrollimin e shtatzënisë ishte përgjegjës Dr. Sllobodan Drakullevski, në të cilin prindërit e rinj kishin besimin e plotë.  

“Edhe pse binjaket tonë u linden para kohe, ne ishim të sigurt se kemi ekipin më të mirë të mjekëve pranë vetes. Sot, 14 ditë pas lindjes të gjithë së bashku shkojmë në shtëpi. Gjithçka është përgatitur për Ajanën dhe Ajanin. Për kontrollimin e shtatzënisë përgjegjës ishte Dr. Sllobodan Drakullevski, për lindjen pa dhimbje Dr. Daniella Jovanova, ndërsa për kujdesin e foshnjave Dr. Radica Muratovska Delimitova. Këtu personeli është shumë profesionist. Falënderojmë të gjithë mjekëve dhe infermiereve të këtij reparti. Na kanë dhënë mbështetjen më të madhe në momentet kur në shtëpi shkuam pa binjakët”, shpjegojnë prindërit krenar Lumturie dhe Andrea.