fbpx

Gjatë shtatzënisë rritet vëllimi i gjakut, për ti kompensuar ndryshimet në trupin tuaj (dmth. zgjerimi i enëve tuaja të gjakut), duke e holluar kështu gjakun. Këto ndryshime kontribuojnë në rritjen e dyfishtë të nevojës tuaj për marrjen e hekurit. Nëse nuk merrni mjaftueshëm hekur, do të ndiheni të lodhur, më të ndjeshëm ndaj infeksioneve, mund të keni rrahje të shpeshta të zemrës, gjithashtu rritet rreziku i lindjes së parakohëshme si dhe lindje nën peshë të fëmijës.  Burime të mira natyrore të hekurit janë mishi i kuq pa yndyrë, drithëra të pasura me hekur, thjerrëza, fasulja, çaj dhe fara e hithërit, spinaqi. Hekuri nga prodhimet shtazore siç është mishi, absorbohet më lehtë në organizëm. Nëse niveli i hekurit është i ulët, këshillohet përdorimi i suplementeve (shtesave) të cilat përmbajnë hekur. Në mënyrë që të rritet absorbimi i hekurit nga suplementet shtesë kombinojini ato me vitaminë C.  Nëse përdorni suplemente me hekur, mundohuni që të shmangni konsumimin e ushqimeve të pasura me calcium në të njejtën kohë. Edhe pse kalciumi është i domosdoshëm gjatë shtatzënisë, ai e zvogëlon absorbimin e hekurit.