Shumë kohë më parë, gratë shtatzëna shikoheshin si të sëmura dhe aktiviteti i tyre fizik ishte i kufizuar. Hulumtimet e sotme kanë treguar të kundërtën. Është treguar se kryerja e ushtrimeve gjatë shtatzënisë ndihmon në parandalimin e peshës së tepërt trupore, në parandalimin e dhimbjeve të mesit, lodhjes, kapsllëkut, ënjtjeve të këmbëve, të cilat shfaqen gjatë qëndrimit në këmbë , dhe ju ndihmon të ndiheni shumë më mirë. Kryerja e ushtrimeve ju ndihmon në mbajtjen drejtë të trupit, dhe t’i forconi muskujt e shpinës, në këtë mënyrë edhe peshën e barkut e kontrolloni më lehtë.