fbpx

Metodat bazë në trajtimin e infertilitetit mashkullor

Aftësia riprodhuese tek meshkujt fillon rreth moshës 16 vjeçare. Pas moshës 45 vjeçare vjen dhe reduktimi i fertilitetit ( edhe pse ka raste të meshkujve më të vjetër se 80 vjeç të cilët mund të konceptojnë fëmijë).

Infertiliteti (steriliteti) tek meshkujt mund të shkaktohet nga më tepër arsye siç janë: problemet koitale, anomali të spermatozoideve, çrregullime në zhvillimin e testiseve, penisit dhe uretrës, faktorët endokrinologjik (sëmundje të gjendrës tiroide, diabeti), faktorët e imunitetit, infeksionet uro-gjenitale (sëmundje veneriane, prostate kronike, shytat, bruceloza, tuberkulozi), lëndimet fizike, konsumimi i tepërt i kafes, alkoolit, nikotinës,  marihuanës, ‘drogave të forta’, përdorimi i ilaçeve (p.sh. Kimioterapia) prania e verikocelës dhe hidrocelës në qesen skrotale.

Metodat bazë për trajtimin e steriliteti të mashkullit janë:

  1. Metodat kirurgjike (nënkuptojnë metodat më të shpeshta rindërtuese, varikocelektomi,etj). Këto kryhen me kirurgji të hapur, ose në rrugë endoskopike, gjatë sëmundjeve të caktuara të testiseve dhe  ujrave semenale.
  2. Trajtimi hormonal i disa formave të azoospermisë dhe oligozoospermisë.
  3. Trajtimi simptomatik dhe eksperimental (me vitamina dhe oligo – elemete, preparate bimore, antibiotikë, metilksantine, etj.)
  4. Me përdorimin e teknikave të asistuara riprodhuese siç janë:

 

  1. AIH (Arteficial insemination husband) – inseminimi i spermës së mashkullit e cila aplikohet gjatë: një vëllimi të vogël të ejakulimit, një numri të vogël të spermatozoideve, testi negative postkoital, impotencës, rritjes së viskozitetit të spermës , etj.
  2. AID (artefitcial insemination donor) – inseminimi me spermë të dhuruar e cila aplikohet në rastet me azoispermi, oligoastenospermi, problemet me ejakulimin, sëmundje të trashëguare, etj.
  3. IVF (fertilizimi in vitro)
  4. ICSI (intracitoplasmatic spermal inclusion) dhe teknika të tjera.