fbpx

Fëmijët e lindur para kohe janë ata të cilët kanë lindur para javës së 37 të shtatzënisë dhe peshojnë më pak se 2500 gr.

Fëmijët e lindur para kohe kanë më shumë nevojë për tu ushqyer me qumësht. Është mirë që të ushqehen me gji pasi qumështi i nënës është i përshtatur në mënyrë specifike për të plotësuar nevojat e fëmijëve të lindur para kohe. Është më i pasur me proteina, kripra, kalcium, hekur dhe azot, tretet më shpejtë dhe fëmija i lindur para kohe e ka nevojë për të dhe e pranon atë më lehtë.  Qumështi i gjirit siguron faktorë anti infektivë të cilët e mbrojnë fëmijën nga infeksionet. Qumështi i nënës ndihmon në nxjerrjen apo sekretimin e bilirubinit, duke parandaluar shfaqjen e verdhëzës. Qumështi i nënës gjithashtu përmban një numër të konsiderueshëm të inzimave dhe hormoneve duke përfshirë edhe faktorët e rritjes të cilat kontribuojnë në zhvillimin e trurit të fëmijës, shpjegoi Dr. Sajkovski.

Fëmijët më të vegjël se java e 30-32-të e shtatzënisë, zakonisht mbahen në maternitet apo në spital dhe ushqehen me sondë nasogastrike.  Përdoret qumësht i zbrazur nga gjiri i cili merret nëpërmjet sondës. Një sasi e caktuar e qumështit jepet me lugë, dhe nëse kjo mënyrë e të ushqyerit funksionon mirë, atëherë numri i vakteve të të ushqyerit me lugë mund të rritet në krahasim me të ushqyerin nëpërmjet sondës. Në këtë mënyrë stimulohet refleksi i të ushqyerit me gji.

Pas javës së 32-të fëmija mund të ushqehet me anë të gjirit. Në fillim vaktet e të ushqyerit zgjasin shumë pak për shkak se foshnja lodhet shpejtë gjatë thithjes së gjirit, prandaj pas çdo përpjekje për tu ushqyer me gji, fëmija duhet të ushqehet plus me qumështin e zbrazur nga gjiri me anë të pompës të cilin e ruani në temperaturën e ambientit në një enë sterile. Mirë është që fëmija të ushqehet shpesh me gji, 8-12 herë në 24 orë.