fbpx

Të ushqyerit me gji është roli më i rëndësishëm dhe më i çmuar i nënës. Megjithatë, kjo është një eksperiencë e re, prandaj është normale që të ndiheni konfuzë. Të ushqyerit me gji, është instikt i lindur tek foshnjat e porsalindura, por që të siguroni për ta në ushqim të suksesshëm me gji, është e nevojshme që edhe ju ti mësoni rregullat e të ushqyerit me gji.

  • Para se të filloni me dhënien gji, domosdoshmërisht duhet ti lani duart.
  • Mundohuni që ambienti ku do ta ushqeni beben tuaj, të jetë i pastër, pa zëra dhe i qetë.
  • Qëndroni në një pozicion të rehatshëm dhe mbështeteni shtyllën tuaj kurrizore.
  • Vendoseni beben në prehër, me fytyrë drejt jush. Vendoseni kokën në pjesën e brendshme të bërrylit (pjesa ku përthyhet krahu), dhe me të njejtin krah dhe me pëllëmbën e dorës, mbajeni në pjesën e legenit dhe të këmbëve.
  • Jepini buzëqeshje fëmijës tuaj dhe ndihmojeni që të gjejë thithën e gjirit duke e afruar atë tek buzët dhe mjekra (në këtë mënyrë foshnja zhvillon refleksin e kërkimit).
  • Gjatë momentit të të ushqyerit me gji,fëmija duhet të thithë qumësht jo vetëm nga thitha por nga e gjithë pjesa ngjyrë kafe (areola). Zbatimi i duhur i këtij procesi mundëson rritjen e sasisë së qumshtit dhe parandalon krijimin e të çarave në gjoks. Kur të vendosni gjirin në gojën e foshnjës tuaj, mbani katër gishtërinjtë tuaj poshtë gjirit, dhe gishtin e madh mbi gji duke formuar gërmën S. Me këtë pozicion mundësoni që hunda e fëmijës të qëndrojë e hapur, duke i mundësuar frymëmarrje të lehtë.
  • Nëse e keni vendosur fëmijën tuaj në gji në pozicionin e duhur, atëherë nuk do të ketë hapësirë ndërmjet mjekrës së bebes dhe gjirit tuaj.
  • Fëmija juaj mund të gëlltisë ajër gjatë momentit kur është duke u ushqyer me gji apo kur është duke qarë. Prandaj, gjatë dhe pas momentit të të ushqyerit me gji, fëmija duhet ta nxjerrë jashtë ajrin e gëlltitur, domethënë, fëmijën duhet ta zërë lemza. Vendoseni fëmijën tuaj mbi sup apo mbi gjoks me fytyrë të drejtuar nga ju. Me anë të një masazhi të lehtë në kurriz për disa minuta, do ta nxjerrë ajrin e gëlltitur, pra do të fillojë gromësij.