fbpx

A është i sigurt seksi gjatë shtatzënisë?

Është e qartë që çiftet bashkshortore që të kenë fëmijë duhet të kenë marrëdhënie seksuale. Në këtë periudhë, kur mendojnë për pasardhës, marrëdhëniet janë më të shpeshta dhe me kënaqësi më të madhe se zakonisht. Pas konfirmimit të shtatzënisë, prindërit e ardhshëm flenë sëbashku mesatarisht 1,5 herë në javë. Kjo është publikuar tani shpejtë mbi studimin mbi ‘seksin dhe shtatzëninë’ nga klinika Charite në Berlin.

Në fakt shtatzënia është një gjendje fiziologjike  dhe në rast se nuk ka arsye objektive mjekësore, seksi mund të jetë i sigurt që nga fillimi deri në fund të shtatzënisë. Afrimi i trupave të partnerëve gjatë shtatzënisë është veçanërisht i rëndësishëm, por kjo nuk do të thotë se ky afrimitet fizik duhet patjetër të përfundojë në marrëdhënie seksuale. Afrimiteti i partnerëve gjatë kësaj periudhe të jetës, duhet të jetë në krye të prioritetit dhe ky afrimitet më tej do të ndahet edhe me fëmijën.

1. A mund të ndikojë marrëdhënia seksuale në shtatzëni tek fëmija, qoftë pozitivisht apo negativisht?

Marrëdhëniet seksuale në fillim të shtatzënisë nuk e rrisin rrezikun e abortit spontan. Përsa i përket pyetjes tuaj, në shtatzëninë e avancuar , gjatë marrëdhënies seksuale fëmijës nuk  mund ti ndodh asgjë. Foshnja është i sigurt në mitër, i rrethuar nga lëngu amniotik, madje edhe gjatë lëvizjeve më të forta të seksuale, lundron në ujë pa problem derisa qafa e mitrës të jetë e mbyllur. Mukoza, nyja e dendur e qafës së mitrës e mbron beben nga infeksionet. Gjithashtu, çiftet nuk duhet të frikësohen se gjatë marrëdhënies seksuale fëmija mund të lëndohet. Thjesht në mënyrë anatomike, penisi nuk mund të mbërrijë deri në afërsi të foshnjës. Por në rast se keni rrezik për lindje të parakohëshme, apo për hapje të parakohëshme të qafës së mitrës, atëherë është më mirë që të mos kryeni marrëdhënie seksuale në atë periudhë.

2. A ka ndonjë ndryshim të pozicioneve seksuale?

Nuk ka asnjë kufizim për pozicionet seksuale gjatë periudhës së shtatzënisë. Në fakt, lejohen  të gjitha pozicionet të cilat për çiftin janë interesante, zbavitëse dhe të mos shkaktojnë siklet apo dhimbje. Pas javës së 30 dhe deri në fund të shtatzënisë, është shumë më e vështirë gjetja e pozicionit që barku juaj të mos ju pengojë. Por duke përdorur fantazinë dhe duke eksperimentuar mund të gjeni pozicioni i cili do t’ju përshtatet të dy partnerëve.

3. Në cilat raste nuk rekomandohet marrëdhënia seksuale në shtatzëni?

Siç thashë dhe më parë, shtatzënia është një gjendje fiziologjike për gratë në periudhën e riprodhimit. Nëse shtatzënia është në rregull, nëse janë kryer kontrollet e rregullta , vaginale, mikrobiologjike dhe me ultratingull,  mund të keni marrëdhënie seksaule gjatë gjithë shtatzënisë. Por doktori juaj duhet t’ju thotë nëse kërcënoheni nga rreziku për abort sontan apo për lindje të parakohëshme. Rastet në të cilat nuk duhet të keni marrëdhënie seksuale në shtatzëni janë: nëse kini shkurtim apo hapje të qafës së mitrës, rrjedhje të lëngut amniotik, gjakderdhje vaginale, nëse dyshohet për shtatzëni jashtë mitrës dhe në raste të aborteve të njëpasnjëshme.

4. A mund të shkatoj kontraktime dhe lindje më të shpejtë të bebes  kryerja e marrëdhënies seksuale në periudhën e terminit  për lindje?

Orgazma e gruas shtatzënë nuk stimulon kontraktime, por reflekton në mitër, sepse postelina për një kohë të shkurtër e fornizon fëmijën me më pak gjak. Kjo nuk mund ti shkaktoj dëm fetusit, përkundrazi, kjo përbën një lloj stërvitje për qarkullimin e tij të gjakut. Gjithashtu, akti seksual nuk shkakton kontraktime. Derdhja e spermës, ka komponent lipid prostaglandin, e cila deri në fund të shtatzënisë e zbut qafën e mitrës dhe e përgatit atë për lindjen e fëmijës, por sasia është aq e vogël që me siguri nuk mund të shkaktoj kontraktime.  Seksi në periudhën e terminit për lindje, pas javës së 37 në fakt është i rekomandueshëm, është një metodë natyrale e cila mund të stimulojë daljen e bebes, ndërkohë që nga seksi do të jeni më të çlodhur dhe më të relaksuar.

5. A janë të interesuara gratë shtatzëna sëbashku me partnerët e tyre për mundësitë e kryerjes së mërrëdhënies seksuale gjatë shtatzënisë apo kjo vazhdon tëkonsiderohet  një temë tabu?

Sot flitet hapur mbi këtë temë, dhe të gjitha këto pyetje tashmë janë bërë të zakonshme. Nëse gjatë kryerjes së kontrolleve të rregullta , gjatë bisedës vërejmë seçifti heziton të pyes  dhe ne supozojmë se ata janë të interesuar, ne e hapim vetë bisedën në lidhje me atë temë për të cilën ata janë të interesuar, drejtojmë pyetje dhe japim këshilla.