fbpx

A mundet të mbetem shtatzënë me lupus?

Lupus është sëmundje autoimmune  dhe shfaqet atëherë kur trupi e sulmon vetveten, qelizat e sistemit imunitar fillojnë ta sulmojnë lëkurën, veshkat dhe nyjet. Personat me lupus vuajnë nga inflamacioni  i nyjeve ose nga sëmundja e veshkave. Kjo sëmundje shpesh herë është e vështirë për tu diagnostikuar, sepse simtomat janë të ngjashme me sëmundjet e tjera. Por simptoma më karakteristike është skuqja e lëkurës në në fytyrë në formën e fluturës.

Shtatzëni dhe lupus

Në të kaluarën, gratë me lupus, këshilloheshin të mos mbeteshin shtatzënë për shkak të rreziqeve të mundshme për nënën dhe fëmijën. Por sot me zhvillimin e mjekësisë edhe grate me lupus mund të bëhen nëna dhe të lindin fëmijë të shëndetshëm. Hapat e parë për një shtatzëni të shëndetshme duhet të merren që para shtatzënisë.

1.Sëmundja të jetë në kalim

Para se të mbeteni shtatzënë, sëmundja duhet të jetë e qetësuar, pasi shtatzënia  përbën një stres plus  për veshkat. Rekomandohet që sëmundja të jetë në fazën e kalimit të paktën 6 muaj. Kjo vlen veçanërisht për pacientët të cilët sëmundja është e lidhur me veshkat.

2.Konsultim me mjekun tuaj

Disa ilaçr për sëmundjen e lupusit nuk janë të rrezikshme për shtatzëninë, por disa të tjera mund ta dëmtojnë fetusin, prandaj para shtatzënisë doktori duhet tju japë ilaçe të cilat janë të sigurta për beben dhe nuk mund të shkaktojnë komplikime.

3.Përzgjidhni gjinekolog i cili është posaçërisht për shtatzëni me rrezikshmëri të lartë

Meqenëse shtatzënia tek grate me lupus mund të ketë disa rreziqe të mundshme, duke përfshirë edhe hipertensionin I cili mund të shkaktojë lindjen e parakohëshme, është mirë që shtatzëninë tuaj ta ndjekë gjinekolog me eksperiencë, I cili është I specializuar për shtatzëni me rrezikshmëri të lartë. Është mire që para se të mbeteni shtatzënë të konsultoheni me gjinekolog.