fbpx

Parimet e trajtimit të kancerit gjatë shtatzënisë

Sëmundjet malinje më të zakonshme në shtatzëni janë: kanceri i qafës së mitrës, i gjirit, i vezoreve, endometriumit, dhe më e rrallë është melanoma në lëkurë, leuçemia, limfoma, etj.  është veçanërisht e rëndësishme përfshirja e pacientes dhje partnerit të saj në marrjen e vendimit për informimin e duhur për opsionet e mundshme, rreziqet dhe rezultatet e nënës dhe fetusit në lidhje me procedurat diagnostikuese dhe terapeutike.

Si diagnostikohet

Procedurat bazë të diagnostikimit janë: historia e detajuar personale dhe familjare, inspektimi, prekja, ekzaminimi themelor bimanual, analiza laboratorike e gjakut,  dhe analiza e tumor markerave specifikë, biopsia e ndryshimit të konfirmimit histo-patologjik.

Procedurat plotësuese diagnostikuese më të zakonshme janë:  ultratingulli, i cili ndihmon për të përcaktuar ndryshimet dhe nuk përbën rrezik për nënën dhe fetusin. Rezonanca magnetike – MRI gjithashtu është një procedurë e sigurt diagnostikuese, por pa përdorimin e faktorit të kontrastit. Rentgen – në kraharor mund të aplikohet edhe mamografia e cila mund të aplikohet me një mbrojtje fizike përsa i përket pjesës së mitrës. Tomografia e kompjuterizuar – CT nuk është e lejuar, përveç rrethanave apo rasteve të përjashtuara, për shkak të rrezatimit jonizuaes. Scintigrafia nuk rekomandohet. PET scan gjithashtu është i kundërindikuar.

Parimet e trajtimit të kancerit në shtatzëni

Diagnoza dhe trajtimi i sëmundjeve malinje në shtatzëni, është një sfidë e madhe si për mjekun  obstetër ashtu edhe për kirurgun sepse të dy kanë për tendencë për të kryer trajtimin e menjëhershëm për nënën si dhe në të njejtën kohë për ta ruajtur shtatzëninë. Për një trajtim optimal është e nevojshme një përqasje multidisiplinore. Vendim të përbashkët duhet të sjellë pacienti, gjinekologu-onkolog, patologu, mjeku obstetër dhe pediatër- neonatolog. Në Spitalin klinik ‘Acibadem Sistina’ këto raste trajtohen me rekomandimin e një komisioni ekspertësh për sëmundjet malinje  në një përbërje të zgjeruar e cila ka dhe psikolog.

 Rekomandimet lidhur me operacionin klasik apo të hapur gjatë shtatzënisë, thonë, nëse është e mundur të shtyhet deri në një periudhë optimale , domethënë të kryhet gjatë tremujorit të dytë, nga java e 14 deri në javën e 18 të shtatzënisë, në mënyrë që të ulet përqindja e abortit spontan, dhe të ketë një pamje të mirë të fushës operative. Nëse kryhet në mënyrë laparoskopike, atëherë operacioni është i sigurt në cilëndo javë të shtatzënisë si për nënën ashtu edhe për fetusin. Në tremujorin e parë është më e mirë përqasja në fushën operative, por përqindja e abortit spontan është më e rritur. Në tremujorin e tretë të shtatzënisë, kryerja e operacionit është më e vështirë dhe është i rëndësishëm monitorimi i gjendjes së fetusit. Zakonisht, me miratimin e mëparshëm të nënës në këtë periudhë kryhet lindje cezariane dhe eksplorim kirurgjik për sëmundjen malinje. Përsa i përket anestezisë që përdoret gjatë intervenimit, sot nuk ekziston ndryshim për anomalitë e fetusit për pacientët e operuar gjatë shtatzënisë dhe gratë shtatzëna të cilat nuk kanë kryer operacion gjatë shtatzënisë. Dozat tipike të anestezisë, relaksuesit e muskujve dhe analgjetikët nuk kanë ndikim negativ tek fetusi, me përjashtim të rasteve kur operacioni zgjat disa orë.

Përveç trajtimit kirurgjik, gjatë diagnostikimit të kancerit në shtatzëni, veçanërisht gjatë leuçemisë dhe limfomës, mund të përdoret për trajtim edhe kimioterapia. Në rast se ky trajtim është i pashmangshëm, atëherë ajo është me e sigurt gjatë periudhës së 14 dhe 35 të shtatzënisë. megjithatë, efekti varet nga lloji i sëmundjes malinjë, periudhës së shtatzënisë dhe llojit të ilaçeve kimioterapeutike. Vendimin përfundimtar për kryerjen e saj e jep pacienti, nëse do të trajtohet apo në se do ta vazhdojë me shtatzëninë.

Radioterapia  - terapia me rrezatim nuk rekomandohet gjatë periudhës së shtatzënisë.

Lindja tek gratë shtatzëna me kancer

Ju duhet të preferoni lindje natyrale –vaginale. Avantazhet e lindjes natyrale –vaginale tek pacienttë me sëmundje onkologjike janë: më pak humbje gjaku, reduktim i rrezikut të infeksionit, afat më i hospitalizimit, ruatje më të mirë të funksionit riprodhues. E gjithë kjo është veçanërisht e rëndësishme për pacientët të cilët kanë marrë trajtim me  kimioterapi para lindjes.

Lindja me prerje cezariane, në rast se nuk ka tregues obstetrik, kryhet në raste më të rralla, domethënë gjatë rasteve me kancer në qafën e mitrës, metastazë në kockat e gjata dhe në kockën e pelvisit (legenit), si dhe gjatë metastazës në tru. Është i nevojshëm trajtimi individual për çdo pacient me kancer në shtatzëni, në mënyrë që trajtimi të ketë rezultate optimale.