fbpx

Ruajtja e qumështit të nënës

Qumështin të cilin e keni zbrazur nga gjiri, mund ta ruani në një enë sterile apo në qese e cila përdoret posaqërisht për këtë qëllim, dhe mund ta ruani më së shumti për 4 orë në temperaturën e ambientit (21-23 ˚C), 48 orë në frigorifer, 3-4 muaj në ngrirje.

 

Qumështin të cilin e ruani për përdorim në të ardhmen, duhet ta përgatisni në sasi të sakta, aq sa fëmija juaj konsumon rregullisht në një vakt, dhe më pas ta ngrohni në një eneë me ujë të nxehtë. Shkrirja duhet të bëhet gradualisht, duke e vendosur në enë me ujë e cila nxehet gradualisht derisa ta shkrijë krejtësisht qumështin. Qumështi nuk duhet shkrirë menjëherë në ujë të nxehtë apo në mikrovalë. Qumështin e shkrirë duhet ta përdorni brenda një ore. Qumështi i shkrirë i cili nuk është përdorur brënda një ore pas shkrirjes, duhet të hidhet, nuk mund të përdoret sërish pasi ai i humbet vlerat e tij ushqyese.