fbpx

Infeksionet urinare në shtatzëni

Infeksionet urinare gjatë shtatzënisë mund të shfaqen shpesh për shkakt të lirimit të musculatures së lëmuar tek gruaja, për shkak të presionit i cili nga rritja e fetusit në mitër transferohet përreth traktit urinar, si dhe për shkak të afërsisë së uretrës të zonës vaginale dhe anale. Shkaqet më të shpeshta të infeksioneve urinare gjatë shtatzënisë janë me Escherichia coli, Enterokoki, Staphilococcus, Proteus, Ureaplasma, Chlamidia, etj. Infeksionet mund të jenë në fshikëzën e urinës  (cistitis), si dhe me prekje të pjesëve të traktit urinar (pielonephritis).  Shpesh shfaqen së bashku me infeksionin vaginal, prandaj rekomandohet trajtimi i të dy infeksioneve në të njejtën kohë.

Cilat janë simptomat?

Simptomat të cilat shfaqen më shpesh janë urinimi i shpeshtë, djegie gjatë urinimit, ndryshim i ngjyrës apo i erës së urinës, gjak në urinë, dhimbje në pjesën e fundit të barkut. Nëse shfaqet dhimbje edhe në pjesën e ijeve (pjesa mbi veshkat) dhe rritje të temperaturës, duhet të mendohet në pielonefrit (infeksion i veshkave), i cili duhet të trajtohet seriozisht dhe më gjatë me antibiotikë për të parandaluar mundësinë e lindjes së parakohëshme.

Si mund të trajtohen?

Në rast të shfaqjes së këtyre simptomave, duhet të vini menjëherë në dijeni gjinekologun i cili ndjek shtatzëninë tuaj, duhet të kryeni kontroll dhe analizën e urino kulturës dhe në bazë të rezultateve doktori do t’ju rekomandojë trajtimin e duhur. Trajtimi mund të jetë me antibiotikë, me rritje të futjes së lëngjeve për pastrimin e shpejtë të traktit urinar, regjim higjeno dietike, rritje të marrjes së vitaminës C, dhe çajra siç është çaji i boronicës së kuqe. Antibiotikët më të shpeshtë të cilët jepen gjatë këtyre rasteve, janë ato të cilët bëjnë pjesë në grupin e penicilinës dhe cefalosporinës, si dhe të tjera në më të rralla apo në raste të përjashtuara. Trajtimi zakonisht zgjatë 7-10 ditë, dhe sipas nevojës mund të përsëritet ose të kombinohet edhe me trajtim të infeksionit vaginal.