fbpx

Shtatzënia me rrezik të lartë

Shtatzënia me rrezik të lartë

Shtatzënia është pjesa më e bukur e jetës së çdo gruaja. Shtatzënia në këtë periudhë duhet të bëjë një jetë normale dhe ti kryej të gjitha detyrimet e saja të përditshme duke u kujdesur për veten dhe fetusin të cilin e mbart në bë barkun e saj. Por jo çdo shtatzëni është e njejtë, që do të thotë se tek disa nëna apo foshnja mund të shfaqen komplikime, apo tek të dy sëbashku.

Mosha është një nga faktorët e rrezikshëm më të zakonshëm

Mosha e nënës është një nga faktorët më të zakonshëm për shtatzëni me rrezik të lartë. Në këtë grup bëjnë pjesë gratë shtatzëna nën moshën 17 vjeçare dhe gratë mbi moshën 35 vjeçare. Foshnja e tyre është i ekspozuar ndaj rrezikut të madh të komplikimeve , ndryshe nga gratë shtatzëna të cilat bëjnë pjesë në moshën e adoleshencës së vonë dhe atë të cilat bëjnë pjesë në vitet e hershme të të tridhjetave. Rreziku i abortit spontan dhe komplikimeve gjenetike rritet tek gratë të cilat i përkasin moshës mbi 40 vjeçare.

Cilat kushte mund të çojnë në një shtatzëni me rrezik të lartë?

Kushtet të cilat mund të shkaktojnë komplikime gjatë shtatzënisë janë: presioni i lartë i gjakut, problemet me frymëmarrjen, veshkat, sëmundjet kardiovaskulare, diabeti, sëmundjet autoimune, sëmundjet seksualisht të transmetueshme si dhe infeksionet kronike. Të gjitha këto kushte mund të shkaktojnë rrezik potencial për nënën dhe për fetusin. Faktorët e rrezikut të lartë gjithashtu mund të jenë historia personale e aborteve, probleme me shtatëzënitë e mëparshme, apo një histori familjare e çrregullimeve gjenetike. Në rast se keni një nga këto kushte mjekësore, para se të vendosni për një shtatzëni të ardhshme, është i domosdoshëm konsultimi i mëparshëm me gjinekologun tuaj.

Problemet më të zakonshme tek shtatzënitë me rrezik të lartë

Ndër problemet më të zakonshme të cilat mund të shfaqen janë preeklampsia dhe diabeti gestatik.

Preeklampsia është një kusht i cili shfaqet vetëm gjatë shtatzënisë, dhe rezulton me presion të lartë të gjakut, me rritjen e pranisë së proteinave në urinë dhe ënjtje. Nëse nuk ndiqet dhe nuk trajtohet, mund të jetë fatale për nënën dhe fetusin. Megjithatë, me trajtimin e duhur, shumica e grave tek të cilat është shfaqur preeklampsia gjatë shtatzënisë, kanë sjellë në jetë fëmijë të shëndetshëm.

Diabeti gestatik (i shtatzënisë) është një lloj i diabetit i cili zhvillohet vetëm gjatë shtatzënisë, por gratë shtatzëna, pavarësisht nga kjo gjendje mund të kenë një shtatzëni të shëndetshme. Zakonisht, diabeti zhduket apo tërhiqet pas lindjes. Disa gra shtatzëna kanë rrezik të madh, por një pjesë e grave shtatzëna janë të ekspozuara ndaj rrezikut të shfaqjes së diabetit tip 2.

Pasojat e shtatzënisë me rrezik të lartë janë si mëposhtë:

Lindja e parakohëshme fillon para javës së 37 të shtatzënisë. edhe pse nuk mund të përcaktohet saktësisht se kur do të ndodhë procesi i lindjes, sidoqoftë, ekzistojnë disa faktorë të caktuar të cilët ndikojnë në lindjen e parakohëshme. Kryesisht bëhet fjalë për infeksione të caktuara, shkurtimi i qafës së mitrës, ose shtatzëni të mëparshme me lindje të parakohëshme.

Shtatzënia me binjakë, gjithashtu paraqet rrezik të lindjes së parakohëshme, shfaqja e diabetit gestatik ose rritja e presionit të gjakut.

Placenta PREVIA është një gjendje në të cilën placenta mbulon qafën e mitrës. Mund të shkaktojë gjakderdhje veçanërisht kur gruaja ka kontraktime. Një rrezik tjetër mund të jetë nëse placenta nuk tërhiqet dhe mbulon qafën e mitrës gjatë gjithë shtatzënisë, dhe doktori duhet ta përfundojë shtatzëninë me prerje cezariane në favor të nënës dhe fetusit.

Problemet fetale zakonisht mund të vërehen me ultratingull, 2 -3% e foshnjave kanë probleme të vogla morfologjike apo probleme me zhvillimin.