fbpx

Diabeti gestacional

Diabeti gestacional paraqet tip të veçantë të diabetit, i cili për herë të parë shfaqet në shtatzëni. Në shtatzëni, hormonet e placentës e bllokojnë aktivitetin e insulinës, hormon i cili skretohet apo prodhohet në pankreas. Roli i insulinës ka për qëllim rritjen e futjes së glukozës në qeliza. Me bllokimin e aktivitetit të insulinës, pengohet hyrja e glukozës në qeliza, dhe si pasojë e kësaj rritet niveli i glukozës në gjakme përparimin e shtatzënisë, placenta prodhon më tepër insulin duke i bllokuar hormonet, gjë që çon në rritjen e nivelit të sheqerit tek nëna, duke penguar në këtë mënyrë rritjen dhe zhvillimin normal të fetusit.   Është tepër e rëndësishme që diabeti gestacional të njihet dhe të trajtohet sa  më shpejtë të jetë e mundur, për të minimizuar kështu rrezikun e komplikimeve te foshnja.

Cilat janë simptomat e diabetit gestacional?

Numri më i madh i grave shtatzëna me diabet gestacional nuk kanë asnjë shenjë të dukshme apo simptoma të sëmundjes. Pikërisht, kjo është arsyeja pse të gjitha gratë shtatzëna duhet të bëjnë skrining për diabet gestacional në periudhën ndërmjet javës 24 - 28 të shtatzënisë. Një numër i ulët i grave kanë rrezik të ulët të diabetit gestacional, prandaj nuk duhet të testohen. Në këtë grup bëjnë pjesë gratë nën moshën 25 vjeçare , me peshë trupore të shëndetshme,të cilat nuk kanë një histori familjare për diabet, të cilat nuk ka patur asnjëherë rritje të nivelit të sheqerit, të cilat nuk kanë lindur bebe me peshë të madhe trupore dhe nëse në shtatzëninë e mëparshme nuk kanë pasur komplikime lidhur me diabetin.

A ekzistojnë teste për diabetin gestacional?

Diabeti gestacional testohet  me  anë të testit laboratorik (glucose challenge test), i cili bëhet në periudhën ndërmjet javës 24 - 28 të shtatzënisë. Megjithatë, testi mund të bëhet edhe gjatë kontrollit të parë në shtatzëni nëse shtatzëna ka rrezik të rritur për shfaqjen e diabetit. Nëse testi i bërë herët në shtatzëni është pozitiv, kjo do të thotë se keni diabet të tipit 2 para shtatzënisë, që nuk është hasur më parë. Testi realizohet në dy hapa, së pari pini një tretje që përmban 50 gram sheqer. Pas një ore matet sheqeri në gjakun tuaj, ndërsa rezultati do të tregojë nëse keni diabet gestacional ose jo. Nëse rezultati është mbi normat normale, nevojiten teste të mëtejshme që të vërtetohet diagnoza.

Sa i shpeshtë është diabeti gestacional?

Diabeti gestacional shfaqet tek 10 %  e grave shtatzëna. Pas lindjes, ky problem zhduket pothuajse tek të gjitha gratë dhe niveli i sheqerit në gjak normalizohet. Por, nëse diabeti gestacional paraqitet në një shtatzëni, ka gjasa të mëdha që të përsëritet në shtatzënitë tjera. Krahas kësaj, studimet tregojnë se tek 20 - 50 %  e grave të cilat kanë pasur diabet gestacional në periudhë  prej 10 viteve mund të kenë shfaqje të diabetit  tip 2.

Cilët janë faktorët e rrezikut të diabetit gestacional?

Faktorët e rrezikut për zhvillimin e diabetit gestacional janë: 

  • Nëse nëna është mbi moshën 30 vjeçare
  • Pesha e tepërt trupore e nënës
  • Historia familjare e diabetit
  • Diabeti gestacional në shtatzëninë e mëparshme
  • Nëse më parë keni lindur fëmijë me peshë më të madhe
  • Nëse më parë keni lindur fëmijë pa jetë

Si ndikon diabeti gestacional mbi foshnjën?

Nëse nuk trajtohet, diabeti gestacional mund të shkaktojë probleme serioze shëndetësore për ju dhe foshnjën tuaj. Gjatë shtatzënisë mund të shfaqet sasi e tepërt e lëngut amniotik, duke shkaktuar  lindje të  parakohshme. Nëna të cilat kanë diabet gestacional kanë gjithashtu rrezik të rritur për shfaqjen  e pre-eklampisë në shtatzëni. Ato nëna të cilat janë të ekspozuara ndaj infeksioneve të veshkave, fshikëzës së urinës  dhe qafës së mitrës. Te shtatzënat me diabet gestacional gjasat janë të rritura për vdekjen e papritur të fetusit në muajt e fundit të shtatzënisë. Niveli i rritur i glukozës në gjakun e foshnjës në shtatzëni shkakton  rritjen e indit yndyror, dhe kjo rritjen e peshës së foshnjës (makrosomia). Pesha e rritur e fetusit mund të çojë deri në lindje e vështirësuar vaginale, dhe  shpesh  është e nevojshme lindja me prerje cezariane. Pas lindjes te foshnja mund të bjerë menjëherë  sheqeri në gjak, dhe kjo mund të shkaktojë komplikime nëse nuk zbulohet dhe trajtohet gjendja në kohë.

Cila është mënyra më e mirë për mjekimin e diabetit gestacional?

Është tepër i rëndësishëm kontrolli i diabetit gestacional gjatë periudhës së shtatzënisë. Kontrolli bëhet nga ana e gjinekologut dhe endokrinologut. Trajtimi i diabetit gestacional ka për qëllim të ruaj nivelin normal të glikemisë në gjak. Trajtimi përfshinë gjithmonë një dietë të rregullt, të balancuar dhe të planifikuar mirë, stërvitje të rregullt dhe më tepër konsumim të lëngjeve. Ushqimi duhet të përmbajë proteina, karbohidrate komplekse dhe yndyra, duhet të shmangni ëmbëlsirat, lëngje të ëmbla me gaz dhe brumëra. Ushqimi ka rëndësi thelbësore në përballjen  me këtë problem. Trajtimi më i shpeshtë i diabetit gestacional në fakt është dieta e shëndetshme dhe stërvitja e rregullt, por nëse edhe krahas kësaj nuk arrihet kontroll efektiv i nivelit të sheqerit në gjak, nevojitet trajtim mjekësor  me rekomandim të endokrinologut.

Çfarë mund të bëjë për të parandaluar  diabetin gestacional?

Ruajtja e peshës së shëndetshme para shtatzënisë, ushqim i balancuar dhe i rregullt i pasur me proteina, shmangia e ushqimit të rafinuar dhe të pasur me sheqer, si dhe aktivitet i rregullt fizik janë më të rëndësishmit në parandalimin e diabetit gestacional. Nëse i përmbaheni këtyre rregullave, mund ta zvogëloni rrezikun e shfaqjes së diabetit gestacional deri në 70%.