fbpx

Avantazhet e qumështit të gjirit

Qumështi i nënës është ushqimi më i shëndetshëm, natyral dhe organik. Raporti ideal i lëndëve ushqyese bazë, është prania e faktorëve të shumtë anti-infektivë të cilët e bëjnë qumështin e nënës një ushqim të pazëvendësueshëm, të përshtatur maksimalisht për nevojat fiziologjike dhe ushqyese të fëmijës.  Në fakt, mbijetesa e qënies njerëzore përgjatë miliona viteve është një dëshmi e padyshimtë e këtij pohimi.

Në dekadat e fundit, kryerja e hulumtimeve të gjëra dhe të shumta, duke përdorur metoda moderne epidemiologjike dhe teknika laboratorike, padyshim konfirmojnë shekujt dhe dijet tradicionale në lidhje me përfitimet e qumështit të gjirit dhe avantazhet e ushqimit natyral.

Përfitimet e ushqimit me qumështin  e gjirit për të porsalindurin

Hulumtimet e kryera në vendet e zhvilluara dhe vendet me zhvillim, janë gjetur dëshmi të cilat tregojnë përbërjen unike si dhe rolin mbrojtës të qumështit të gjirit ndaj sëmundjeve të shumta për të porsalindurit, për fëmijët të cilët akoma ushqehen me qumësht gjiri , madje edhe në fazën e adoleshencës. Është provuar reduktimi në mënyrë të përsëritur i sëmundjeve infektive si diarrea, infeksionet respiratore, infeksionet e veshit, infeksionet e traktit urinar, bakteremia, meningjiti bakterial, enterokolit nekrotizues – sëmundjet specifike për foshnjat e lindura para kohe. Disa hulumtime, duke vënë në dukje se ka nevojë për studime plotësuese, tregojnë një normë të reduktuar të SIDS apo sindromës së papritur të vdekjes së fëmijës, reduktimin e rasteve të insulinit të varur nga diabeti (tip 1 dhe2), limfoma, leukemia, obeziteti apo shtimi i peshës trupore, hiperkolesterinemia, dhe astmës tek fëmijët e ushqyer me gji. Dhënia e gjirit është e lidhur edhe me një sukses më të mirë tek testet për zhvillimin konjitiv.  Hulumtimet e fundit kanë shqyrtuar dhe nxjerrë në pah efektin pozitiv  dhe domethënien e lidhjes së ngushtë dhe të ndërsjelltë psikologjike që krijon nëna me të porsalindurin.

Përfitimet e të ushqyerit me gji mbi shëndetin e nënës

Përveç përfitimeve të afatgjata dhe afatshkurtra të provuara për shëndetin e të porsalindurve, shkenca i thekson efektet e shumta të dobishme të të ushqyerit me gji edhe mbi shëndetin e nënës. Ndalimi i gjakderdhjes pas lindjes, mbledhje më të shpejtë të mitrës, rikthim i shpejtë i peshës trupore, reduktim i rrezikut të kancerit të gjirit dhe kancerit ovarian (vezoreve), reduktim i rrezikut të osteoporozës në një moshë të vonë, veçanërisht postmenopauzës.

Përfitimet për familjen, mjedisin dhe komunitetin e gjërë

Si një ushqim më i lirë dhe më ekonomik, të ushqyerit me gji është i dobishëm  edhe për familjen. Në nivel global, të ushqyerit me gji është thelbësore në zgjidhjen e problemeve me urinë. Popullata më e shëndetshme na drejton drejt reduktimit të shpenzimeve për mbrojtjen dhe kujdesin shëndetësor, nga e cila ka përfitim edhe komuniteti i gjërë. Qumështi i nënës nuk prodhon mbeturina (kanaçe, kuti, etj), për këtë arsye është i dobishëm për mjedisin.

Përfitimet e qumështit të gjirit

  • Qumështi i gjirit është ushqimi më i mirë për fëmijën sepse tretet lehtë, është gjithmonë i freskët, i pastër dhe ka temperaturën e përshtatshme për ta ushqyer fëmijën.
  • Tek foshnjat e ushqyer me qumësht gjiri shumë rrallë shfaqen puçërra (fruth), dhimbje barku dhe kapsllëk.
  • Bebet të cilët ushqehen vetëm me qumështin e nënës kërkojnë të ushehen më shpesh në intervale më të shkurtra. Pikërisht për këtë arsye fëmijët të cilët ushqehen me gji, përparojnë dhe kanë një peshë trupore më të mirë.
  • Shfaqja e reaksioneve alergjive tek bebet të cilët ushqehen me qumësht gjiri janë të papërfillshme.
  • Bebet të cilët ushqehen me gji marrin antitrupa nga nëna, të cilat e forcojnë imunitetin e tyre dhe bëhen më rezistentë ndaj infeksioneve.

Ushqimi i parë me gji, duhet të jetë pas tridhjetë minutave të para pas lindjes, por gjithmonë nëse gjendja shëndetësore e nënës e lejon këtë gjë.