fbpx

Këshilla për lehtësimin e të ushqyerit me gji

Të ushqyerit me gji, është zgjidhja më e mirë për fëmijën tuaj. A do të jetë çdo gjë në rregull, a do të kem mjaftueshëm qumësht,a do të fillojë menjëherë fëmija ta thith gjirin? Të gjitha këto pyetje i mundojnë gratë madje që në periudhën e shtatzënisë, pasi duan të mundësojnë kushte ideale për rritjen dhe zhvillimin e fëmijëve të tyre. Në vijim, ju japim këshilla dhe instruksione të cilat do t’jua lehtësojnë procesin e të ushqyerit me gji.

  • Merrni një pozicion të rehatshëm para se të filloni me dhënien e gjirit. Në fillim, vendosni një jastëk mbi të cilin do ta vendosni fëmijën tuaj, në mënyrë që ta lehtësoni momentin e dhënies së gjirit.
  • Gjatë momentit të dhënies së gjirit, vështrojeni beben në fytyrë. Në këtë mënyrë krijohet në lidhje akoma më e fortë ndërmjet nënës dhe fëmijës.
  • Vendoseni trupin e bebes më afër gjirit. Koka dhe supet e bebes duhet të jenë në një vijë të drejtë. Fytyrën drejtë gjirit, si dhe lini një hapësirë të mjaftueshme ndërmjet hundës së bebes dhe gjirit në mënyrë që fëmija të mbushet lirshëm me frymë.
  • Me një stimulim të lehtë në buzët e fëmijës me anë të thithës së gjirit, stimulohet refleksi i kthimit të kokës, duke e kërkuar thithën e gjirit dhe duke e hapur gojën.
  • Me një lëvizje të shpejtë afrohet fëmija drejtë gjirit dhe jo gjiri drejt fëmijës. Pjesa e buzës së poshtme dhe mjekërra e bebes duhet të jenë të mbështeturaposhtë gjirit.
  • Gjatë momentit të ushqyerit me gji, fëmija duhet ta thithë të gjithë areolën, jo vetëm thithën. Në këtë mënyrë lehtësohet momenti i të ushqyerit me gji, si dhe parandalohet shfaqja e çarjeve dhe plasaritjeve të thithës së gjirit. Shoqërojeni gjirin duke vendosur gishtat nën gji (gishti tregues qëndron në pjesën qëndrore të gjirit dhe me anë të gishtit të madh mund të përdorni pak presion mbi gji duke mundësuar një rrjedhje më të mirë të qumështit.
  • Fëmija duhet ta thithë gjirin ngadalë, thellë dhe fuqishëm, duke u shoqëruar me pauza të shkurtra, në mënyrë që fëmija të mund ta gëlltisë qumështin.
  • Nëse ndjeni dhimbje gjatë momentit të të ushqyerit me gji, atëherë ndërpriteni atë duke vendosur gishtin e madh të bebes në gojën e tij, në mënyrë që të mos e ndjejë mungesën momentale të gjirit, dhe më pas filloni ta ushqeni përsëri me të njetën procedurë të të ushqyerit me gji.
  • Gjatë momentit të të ushqyerit me gji, bebja merr frymë me anë të hundës. Me anë të vendosjes së gishtërinjëve pranë areolës, ju krijoni hapësirë të mjaftueshme për ti lejuar frymëmarrjen e fëmijës.
  • Është mirë që të ndryshohen qëndrimet e ushqyerjes me gji. Kjo lehtëson drenazhin (kullimin) e të gjitha kanaleve, dhe parandalohet bllokimi i qumështit në gji.
  • Është mirë që fëmija të thithë nga të dy gjinjtë, duke i alternuar ato.
  • Gjatë muajve të parë mos përdorni shishe apo biberon, pasi fëmija mund të heq dorë shumë lehtë nga thithja e gjirit.