fbpx

Çfarë e vështirëson të ushqyerin me gji

Qumështi i gjirit është një proces i natyrshëm dhe për këtë arsye duhet të komandohet lehtë. Por, nënat e reja shumë shpesh kanë problem me teknikën e të ushqyerit me gji.

  1. Dhimbje në thithën e gjirit: është normale të ndjeni dhimbje në thithën e gjirit, kur fëmijë të fillojë të thithë, veçanërisht kur bëhet fjalë për fjalë për fëmijën e parë dhe ju për here të parë ushqeni me gji. Por nëse fëmijën e vendosni në një pozicion të përshtatshëm dhe fëmija do të thithë të gjithë thithën e gjirit dhe një pjesë të areoles, (pjesa e errët rreth thithës), dhimbjen do ta minimizoni në maksimum.

Këshillë: Relaksohuni dhe merrni një pozicion të mirë, shpinën duhet ta mbani në pozicion të drejtë dhe të mbështetur dhe beben vendoseni në krah me fytyrë të kthyer drejtë jush. Vendoseni kokën e fëmijës në pjesën e brendshme të brrylit dhe me të njejtën dorë mbajeni fëmijën në pjesën e legenit dhe të këmbëve (fëmija të shtrihet në pjesën e parakrahut tuaj). Buzëqeshini fëmijës tuaj dhe ndihmojeni që ta gjejë thithën e gjirit duke e afruar atë pranë buzëve dhe mjekrës së fëmijës (në këtë mënyrë fëmija e zhvillon refleksin e kërkimit). Gjatë momentit të të ushqyerit jo vetëm thithën e gjirit port ë gjithë pjesën e areoles vendoseni në gojën e fëmijës tuaj. Pozicionimi i duhur i fëmijës gjatë dhënies gji dhe vaktet e shpeshta (sipas kërkesës së fëmijës) rrisin sasinë e qumështit të gjirit dhe parandalon krijimin e plasaritjeve ( çarjet në lëkurën e ndjeshme të thithës së gjirit). Gjatë vendosjes së gjirit në gojën e fëmijës tuaj, mbajini 4 gishtërinjtë nën gji dhe gishtin e madh të dorës mbi gji duke formuar kështu shkronjën C. sigurohuni që fëmija është vendosur mirë, domethënë hunda e fëmijës tuajtë ketë mjaftueshëm hapësirë në mënyrë që të mund të marrë frymë lirisht, dhe nuk duhet të ketë hapësirë ndërmjet mjekrës së bebes dhe gjirit.

  1. Thitha e gjirit e plasaritur: thithat e plasaritura mund të jenë rezultat i lëkurës shumë të thatë, infeksion, pozicionim jo i duhur i fëmijës (ose përdorimi jo siç duhet i pompës për zbrazjen e qumështit të gjirit).

Këshillë: vendoseni fëmijën në pozicionin e duhur, dhe gjatë të ushqyerit me gji kujdesuni që thithat të jenë të thata dhe të hapura, dhe kur të keni mbaruar së ushqyeri, lyini ato me një shtresë të trashë me yndyrë me bazë lanolinë (produkt natyral i cili nuk është i dëmshëm për fëmijën), ose thjeshtë mund ti lyeni me qumështin e zbrazur të gjirit. Kur të dilni nga shtëpia, përdorni pambuk të posaçëm i cili vendoset rreth gjirit për të parandaluar fërkimin dhe dhimbjet e thithës së gjirit me rrobat tuaja si dhe për të përthithur qumështin në rast se keni rrjedhje. Shmangni aplikimin e alkoolit, sapunit apo shampos pasi ato i thajnë dhe i dëmtojnë më tepër thithat e gjirit. Higjenën e e thithave tuaja mbajeni duke përdorur vetëm ujë të ngrohtë.

  1. Bllokimi i kanaleve të qumështit: Arsyeja më e zakonshme për bllokimin e kanaleve të qymështit, është të ushqyerit shkurt dhe jo rregullisht, pozicionimi i parregullt (vendosja jo siç duhet) gjatë momentit të të ushqyerit, ose nga presioni i vazhdueshëm i veshjeve të papërshtatshme. Nëse nëna e kufizon kohëzgjatjen , kohën për të cilën ka nevojë fëmija që të mund ti zbrazë gjinjtë, nëse i shkurton vaktet gjatë natës, përdoret biberon për ta gënjyer fëmijën, ose jepet ushqim shtesë, (qumësht artificial) duke shkaktuar kështu mbimbushjen e gjinjëve dhe duke rritur rrezikun e shfaqjes së mastitit.

Dallimi ndërmjet bllokimit të kanaleve dhe infeksionit është vetëm një përqind. Bllokimi i kanaleve i referohen dhimbjes apo ndjeshmërisë së  njollës apo kokrrës në gji e cila nuk shoqërohet me temperaturë. Kjo gjendje shfaqet për shkak të mos zbrazjes së majftueshme të kanaleve të qumështit. Presioni i cili shfaqet pas bllokimit të kanalit do të shkaktojë acarim në gjendrën e afërt. Zakonisht, shfaqet në njërin gji. Gjiri juaj është i ndjeshëm dhe dhemb, dhe ekziston skuqje, zakonisht anash.  Nëse dhimbja apo kokrra është e shoqëruar me temperaturë, dobësi, lodhje dhe rraskapitje, bëhet fjalë për infeksion në gji. Zakonisht shfaqet në njërin gji dhe duhet menjëherë të kërkoni ndihmën e mjekut tuaj.

Këshillë: Nuk ka rëndësi nëse dhimbja është e shkaktuar nga bllokimi i kanaleve apo nga inflamcaioni i gjirit, trajtimi është i njejtë, kompresa të ngrohta në gji, do t’ju bënte mirë pak pushim dhe masazh i shpeshtë i gjinjëve dhe të ushqyerit me gji nga ana e gjirit që dhemb. Mundohuni që të mos bëni shumë pushim ndërmjet dy vakteve.  Kushtojini vëmendje edhe kujdesit të thithave të gjirit, si dhe kontrolloni stresin i cili ndikon negativisht mbi rritjen e sasisë së qumështit në gji.

Kompresot e ngrohta rrisin qarkullimin rreth vendit ku ndjeni dhimbje. Mund të përdorni edhe shishe (termofor) me ujë të ngrohtë apo me avull. Në raste të tilla ndihmon edhe masazhi i lehtë në pjesën e kanaleve të bllokuara, apo në pjesën ku ndodhet kokrra duke e masazhuar në formë rrethore në drejtim të thithës së gjirit. Në mënyrë që të lirohet komplet kanali i bllokuar, pas larjes me ujë të ngrohtë dhe masazhit rekomandohet që ta ushqeni fëmijën me gji ose ta zbrazni gjirin tuaj me anë të pompës së posaçme.

Të ushqyerit të shpeshtë: do të parandalojë mbimbushjen e gjinjëve dhe të lejojë rrjedhjen e lehtë dhe të lirë të qumështit.  Derisa gjiri të jetë i fryrë apo i nxehtë në prekje, inkurajojeni fëmijën tuaj që të thithë dhe gjithmonë ofrojini gjirin në të cilin ndjeni dhimbje.

Pushimi luan një rol të rëndësishëm në trajtimin e kanaleve të bllokuara dhe në krijimin e prodhimit të qumështit. Shtyjini aktivitetet e përditshme dhe relaksohuni. Ky është çasti më i bukur në jetën tuaj. Pushoni në pozicion gjysëm të shtrirë, atëherë kur edhe fëmija është duke fjetur.

  1. Gjinjtë e mbimbushur / Fluks i lartë i qumështit të gjirit: fluksi i lartë i qumështit në kanalet e qumështit mund të jetë një problem gjatë të ushqyerit me gji, pasi mund të shkaktojë mbimbushjen e gjinjëve, mund të shkaktohet nga fëmija dhe / ose nëna.

Fëmija akoma nuk e komandon aftësinë e thithjes së gjirit, është i fjetur për shkak të verdhëzës e cila shfaqet menjëherë pas lindjes, me një peshë trupore të ulët (i dobët dhe i brishtë), dhe nuk është në gjendje ta thithë të gjithë sasinë e qumështit të gjirit.

Këshillë: mundohuni ta zbrazni qumështin e tepërt nga gjiri në mënyrë manuale ose me anë të pompës,dhe vazhdoni ta ushqeni me gji fëmijën tuaj. 

  1. Mastiti: është inflamacion i gjirit i shkaktuar nga mikroorganizma dhe pothuajse 30% e nënave zhvillojnë mastit të shoqëruar me temperaturë, ethe, dhimbje koke, dhe ndonjëherë edhe me të vjella dhe me neveritje. Zakonisht ndodh në tre muajt e parë. Zakonisht preket vetëm njëri gji. Shkaqet janë: thithë e lënduar (plagë, e cila është një derë e hapur për infeksionet), në të njetën kohë me ngadalësim të njëkohshëm të kanaleve të qumështit, si dhe të brendshme më të ngushta (reçipeta), ritmi i parregullt it ë ushqyerit me qumësht, anemia, stresi dhe lodhja.

Këshillë: inflamacioni i shkaktuar nga mastitis trajtohet me antibiotikë (të caktuar nga mjeku), kompreso të ngrohta dhe me zbrazje të qumështit të gjirit (mjelje). Me zbatimin e këtyre masave, inflamacioni tërhiqet për 24 orë. Dhënia e gjirit nuk duhet të ndërpritet edhe gjatë kësaj periudhe. Nëna nuk duhet të frikësohet se infeksioni mund ti transmetohet edhe fëmijës sepse në këtë rast bëhet fjalë për ind të lënduar ,ndërkohë që qumështi nuk është i prekur.

  1. Thithat e gjirit të lënduara: thithat e lënduara janë një problem serioz, që kërkon vëmendje nga mjekësore, si dhe të ketë veprim të shpejtë. Zakonisht, shfaqet për shkak të pozicionimit jo siç duhet dhe lidhjes së fëmijës gjatë të ushqyerit me gji.

Këshillë: pozicioni i duhur i fëmijës gjatë momentit të ushqyerit me gji. Gjatë të ushqyerit fëmija duhet të thithë 2.5 cm të pjesës së gjirit duke përfshirë edhe areolën.  Kohëzgjatja e ushqyerjes me gji, mundësisht të jetë e kufizuar në 20 minuta. Pas çdo vakti të të ushqyerit me gji, thithat duhet të thahen në ajër dhe pas ushqyerjes me gji, duhet të zbrazni disa pika qumësht dhe me to të lyeni thithat e gjirit, ose të lyhen me yndyrë me bazë lanoline, për shërimin e plagëve. Nëse keni tepër dhimbje dhe përgjakje, konsultohuni me doktorin.

  1. Pamjaftueshmëri të qumështit: nëse fëmija juaj edhe pse e ushqeni me gji nuk përparon siç duhet, ndoshta, arsye për këtë është teknika jo e duhur e të ushqyerit me gji, ose nuk keni mjaftueshëm qumësht (mos harroni: është një sistem i zbrazjes dhe mbushjes, sa më shpesh ta vendosni fëmijën në gji, aq më shumë qumësht do të keni).

Këshillë: ushqehuni shëndetshëm, merrni vitamina dhe minerale, pushoni me qëllim që të keni më tepër qumësht. Nëse qumështi i juaj nuk i plotëson nevojat e fëmijës, atëherë filloni me ushqim plotësues (por vetëm në marrëveshje me pediatrin tuaj).

  1. Fëmija fle në gji: me siguri ju ka ndodhur shpesh gjatë të ushqyerit me gji, fëmijën ta zërë gjumi, pra të flerë në gji. Arsyeja e kësaj mund të jetë lodhja, verdhëza fiziologjike, prandaj fëmija nuk arrin që të thithë mjaftueshëm gji.

Këshillë: kur të vëreni se fëmija gjatë të ushqyerit me gji, ngadalëson dhe fillon ti mbyllë sytë, mënjanojeni nga gjiri, dhe filloni ta zgjoni butësisht. Fëmija me rritjen e tij, do të jetë në gjendje të qëndrojë zgjuar dhe nuk do të lodhet kaq shpejtë.

  1. Thitha të tërhequra apo të rrafshta: disa nëna kanë thitha të rrafshta apo të tërhequra, këto përbëjnë pengesë në pozicionimin dhe mënyrën e të ushqyerit me gji të fëmijës i cili e kap me vështirësi gjirin, dhe me këtë problem përballet edhe nëna edhe fëmija. Gjëja më e rëndësishme është se gjatë javës së parë dhe të dytë të ushqyerit me gji, ky problem mund të zgjidhet me pak më tepër këmbëngulje dhe durim.

Këshillë: pozicionimi i duhur i fëmijës, do të ndihmojë vetëm në tërheqjen e thithës. Preferohet që para se të ushqeni fëmijën me gji, nëna me anë të stimulimit ( me lëvizje rrethore, me pompo apo me shiringë) ta tërheqë thithën e gjirit.  Para se të lindë fëmija, mund të kryhet një test i thjeshtë i thithave ku zbulohet ekzistenca e thithave të sheshtë apo të tërhequr. Kjo kryhet në këtë mënyrë: gishti i madhe dhe gishti tregues vendosen në pjesën e areolës. Në bazën e thithës së gjirit, duhet të shtypet, gjatë këtij veprimi thitha duhet të dalë. Nëse ajo tërhiqet nga brenda, është e nevojshme që të merren masa, duhet të kryhet masazh i gjinjve, sidomos i thithave të gjirit, me anë të një lecke e cila kontribuon në zhvillimin e thithave.

  1. Infeksioni me kandida (COP): infeksioni me kandida është një infeksion i zakonshëm fugal që prek mukozat. Mund të shfaqet edhe tek nëna edhe tek fëmija. Nëse tek nëna shfaqet dhimbje në pjesën e thithave, dhimbje të forta të gjinjv, gjatë apo pas të ushqyerit me gji, djegie, kruarje apo skuqje të thithave, kjo mund të jetë një shenjë e infeksionit me kandida. Tek fëmija mund të shfaqen shtresa të bardha në gojë, tek mishrat e dhëmbëve apo në gjuhë,duke e bërë më të vështirë ushqimin me gji.

Këshillë: Soro nuk është një infeksion i rëndë, por duhet të trajtohet edhe tek fëmija edhe tek nëna. Lëshohen pika ‘Nistatin’ për fëmijën  nga ana e pediatrit, ndërkohë që nëna trajtohet me pomadë e cila përdoret në pjesë lokale të trupit. Nuk është e nevojshme që të ndërpreni ushqyerjen me gji, por duhet të bëni kujdes me higjenën e duarve para dhe pas të ushqyerit, higjenën e gjinjve dhe të pompës të cilën e përdorni për zbrazjen e gjirit.