Falë zhvillimit të kujdesit intenziv neonatal në dekadat e fundit kanë shpëtuar një numër i madh i të porsalindurve dhe me një normë të lartë të mbijetesës (mbi 80%) duke përfshirë edhe fëmijët e lindur ekstremisht para kohe dhe të lindur me peshë trupore të ulët.
Arsyet për nevojën e trajtimit intenziv
Trajtimi intenziv i të porsalindurit është një degë specifike e pediatrisë e cila mbulon trajtimin e të porsalindurve të sëmurë rëndë të cilët për faktorë të ndryshëm etiologjikë janë me funksione të kërcënuara vitale (frymëmarrje, kardiovaskulare, të trurit). Këto çrregullime mund të shfaqen për shkak të problemeve të cilat i ka nëna, të cilat janë transmetuar tek fetusi gjatë shtatzënisë (presioni i lartë i gjakut, infeksioni tek nëna, diabeti), gjatë kohës së vetë aktit të shtatzënisë (faktorët që lidhen me oksigjenim të pamjaftueshëm për beben pas lindjes) dhe sëmundjet që mund të ndodhin gjatë 28 ditëve të para tek fëmija i lindur më parë në gjendje të shëndetshme. Sipas të dhënave të deritanishme , më tepër nevojë për këtë trajtim kanë bebet e lindura para kohe (veçanerisht nën javën 32-të të shtatzënisë), fëmijët e lindur me anomali të zbuluara apo të pa zbuluar gjatë periudhës së shtatzënisë, infeksione, asfiksion, etj.
Për një trajtim cilësor është i nevojshëm ekip i kualifikuar
Ekipet të cilat kryejnë trajtimin e këtyre të porsalindurve me sëmundje kritike janë të përbëra nga pediatër - neanatologë, infermierë me një trajnim të veçantë për kujdesin intenziv neonatal, fizioterapeut, si dhe ekip konsultativ të fushave të tjera të pediatrisë (kardiologji, neurologji, radiologji). Jo rrallë për shkak të trajtimit të sukseshëm të këtyre fëmijëve kërkon zbatimin e të gjitha procedurave invazive siç janë: vendosja e një tubi për frymëmarrje (intubim), përdorimi i një ventilimi atificial, sonda për të ushqyer, monitorim për ndjekjen e funksioneve vitale, me anë të të cilit prindi merr një pamje të gjendjes serioze në të cilën gjendet i porsalinduri i tyre. Për këtë arsye është i domosdoshëm aksesi i qëndrimi i vëmendshëm ndaj familjes, për ti dhënë një mbështetje emocionale në këto momente.
Komplikimet e hershme dhe të vonshme
Për fat të keq, në hijen e këtij suksesi të madh të pediatrisë janë të mundshme edhe komplikimet e hershme apo të vonshme, veçanërisht nga ana e sistemit qëndror nervor, frymëmarrjes, problemet e mundshme me shqisat (sidomos me shfaqjen e renitopatisë tek grupi i të porsalindurve të cilët kanë lindur tepër para kohe). Një problem i veçantë në kujdesin dhe terapinë bashkëkohore paraqesin infeksionet shtesë, të cilat shfaqen për shkak të sistemit të tyre imunitar të komprometuar, dhe përdorimi i këtyre procedurave invazive të cilat janë pika e marrjes së infeksioneve. Pas trajtimit të këtyre të porsalindurve, është i nevojshëm kontrolli i rregullt i gjendjes së tyre, zakonisht nga ekipi këshilltar pediatrik, me qëllim për të parandaluar dhe kryer trajtimin e problemeve të mundshme të cilat mund të shfaqen papritur, veçanërisht nga lloji i vonesës së zhvillimit psikomotor.