Këtë të mërkurë Dr. Kornelija Trajkova mbajti fjalim për lindjen spontane dhe atë cezariane. Gratë shtatzëna të cilat ishin të pranishme, patën mundësinë që të informoheshin për të dyja llojet e lindjes, për avantazhet e lindjes spontane, për gjendjet të cilat bëjnë që lindja të përfundojë me prerje cezariane ... Të gjitha gratë shtatzëna shfaqën interes për fazat e lindjes spontane, si fillon, sa zgjat, sa të forta janë dhimbjet dhe si e përjeton fëmija lindjen.
Dhuratë për çdo grua shtatzënë nga Medela
Me rastin e Javës Botërore të ushqyerjes me gji (1-7 gusht) miqtë tanë të Medela dhuruan për të gjitha gratë shtatzëna të cilat ishin të pranishme set produktesh për mbështetjen e ushqyerjes me gji.
Të mërkurën e ardhshme (10 gusht) do të mbahen leksione pa pagesë për lindjen e fëmijës pa dhimbje dhe llojet e anestezisë. Leksioni do të mbahet nga anesteziolog specialit nga Acibadem Sistina. Konfirmoni pjesëmarrjen tuaj në 02/ 30 99 500. Të gjitha gratë shtatzëna do të marrin dhuratë simbolike nga miqtë tanë të Acibadem Sistina Baby.