Dr. Margarita Lovaç Çepujnoska, anesteziologe në Acibadem Sistina, shpjegoi për gratë shtatzëna të cilat ishin të pranishme, se si aplikohet anestezia epidurale dhe spinale, deri në cilën shkallë arrihet lehtësimi i dhimbjeve gjatë kohës së të gjitha fazave duke filluar nga procesi i lindjes dhe shumë informacione të tjera të rëndësishme për llojet e anestezisë. Nëpërmjet prezantimit të ilustruar, nënat e ardhshme patën mundësi që të ndjekin hap pas hapi ecjen e procesit për lehtësimin e dhimbjeve.
Pas mbajtjes së leksioneve vijuan pyetje nga ana e grave shtatzëna të cilat nuk kanë pasur eksperiencë apo njohuri lidhur me këtë temë.
Edhe këtë të mërkurë, gratë shtatzëna të cilat ishin të pranishme morën dhurata, këtë herë nga miqtë tanë të Ginekaliks.
Leksioni i ardhshëm i ciklit edukativ në Acibadem Sistina, me temë - Kujdesi ndaj të porsalindurit, do të mbahet me datë 17 gusht (të mërkurën), nga pediatër neonatolog në Acibadem Sistina