Të pa vërteta dhe fakte rreth shtatzënisë dhe peshës
E pa vërtetë: jam shtatzënë dhe duhet të ha sa për dy persona!
Fakt: realisht ju keni nevojë për rreth 300 kalori shtesë për ju dhe për fëmijën tuaj – ndërkohë që kjo është shumë më pak ushqim nga ç’mendoni ju. Për shembull: një salcë kosi, një frut dhe një fetë bukë me fara do të shtojnë 300 kalori në ushqimin tuaj.
E pa vërtetë: është normale që të keni rritje të peshës trupore gjatë shtatzënisë
Fakt: Sa kilogramë duhet të shtoni në shtatzëni kjo varet nga pesha juaj e mëparshme. Nëse keni një peshë normale, atëherë gjatë shtatzënisë duhet të shtoni nga 11 deri në 13 kg. nëse keni një peshë pak më të lartë se pesha normale, atëherë gjatë shtatzënisë duhet të shtoni nga 6 deri në 10 kg. në rast se jeni tepër mbipeshë, atëherë gjatë shtatzënisë nuk duhet ta kaloni kufirin nga 6 deri në 9 kg.
E pa vërtetë: humbja e peshës gjatë shtatzënisë mund të dëmtojë zhvillimin e fëmijës
Fakt: nëse keni kilogramë të tepruar, ndërkohë që gjatë shtatzënisë nuk shtoni në peshë, apo humbisni disa kilogramë, kjo konsiderohet si një plus për ju dhe për beben tuaj. Në këtë mënyrë mund të reduktoni rrezikun e diabetit gestatik apo rrezikun e lindjes së parakohëshme.
E pa vërtetë: nuk është gabim që ti plotësoni nevojat tuaja
Fakt: Jo çdo ushqim është i përshtatshëm për gratë shtatzëna. Për shembull, është e rëndësishme që të reduktoni kripën në ushqimin tuaj. Sigurohuni që nevojat tuaja rreth ushqimit janë pjesë e ushqimit të shëndetshëm dhe se me këto ushqime nuk merrni tepër kalori.