Përse duhet të kryeni ushtrime pas lindjes?
Programi i ushtrimeve të paslindjes
Ushtrimet Kegele: gratë shtatzëna të cilat gjatë shtatzënisë kanë patur probleme me përmbajtjen e urinimit, duhet të vazhdojnë ti kryejnë këto ushtrime edhe pas lindjes.
Ecje: me ecje mund të filloni 10-15 ditë pas lindjes normale, dhe 15-20 pas lindjes cezariane. Duhet të ecni normalisht dhe pa u munduar. Rekomandohet që në 7-10 ditët e para të ecni 8-10 minuta, ndërkohë që në ditët në vijim, intervali kohorë të rritet çdo ditë nga 3-5-10 minuta.
Korse: veshja e korsesë është një arsye plus për relaksimin e muskujve të barkut, dhe për këtë arsye nuk rekomandohet përdorimi i korsesë pas lindjes.
Ushtrimet duhet të kryhen në pozicion shtrirë dhe në atmosferë të këndëshme.
Pas lindjes cezariane, rekomandohen ushtrimet për forcimin e barkut, ushtrime për frymëmarrjen, për qarkullimin e këmbëve, dhe të gjitha këto ushtrime kontribuojnë në përmirësimin dhe lehtësimin e punës së zorrës së trashë. Pas lindjes cezariane, rritja e qarkullimit të zorrës së trashë, do ta lehtësojë problemin me anë të krijimit të gazrave.