fbpx

Verdhëza neonatale (e bebes)

Verdhëza tek të porsalindurit manifestohet si një ngjyrosje e verdhë në lëkurën dhe tek të bardhat e syve të fëmijës. Verdhëza e dukshme shfaqet tek një e treta deri tek gjysma e fëmijëve normalë. Zakonisht nuk shkakton probleme dhe kalon deri në fund të javës së parë pas lindjes.

Çfarë e shkakton ngjyrën e verdhë?

Në trupin e njeriut vazhdimit prodhohet gjak i ri, ndërkohë që gjaku i vjetër shpërbëhet. Një nga produktet e shpërbëra të gjakut  është bilirubini (prudukti i verdhë). Bilirubini normalisht prodhohet në mëlçi, dhe zhduket nga trupi me anë të urinimit dhe të jashtëqitjes. Në ditët e para pas lindjes mëlçia e bebes nuk funksionon në mënyrë efektive siç funksionon më vonë. Prandaj ka tendencë për rritjen e bilirubinit në gjak, duke shkaktuar ngjyrën e verdhë në lëkurë dhe në pjesën e të bardhave të syve.

A është e dëmshme verdhëza?

Nëse sasia e bilirubinit është e lartë, mund të shkaktojë fjetje tek fëmija. Nivelet e larta të bilirubinit mund të shkaktojnë probleme me dëgjimin dhe dëmtimin e trurit. Në spitalin tonë bëhen analiza të gjakut për kontrollin i nivelit të bilirubinit me qëllim për të dhënë terapinë e duhur dhe për ta kontrolluar atë. 

Cilët fëmijë kanë nivel të lartë të bilirubinit?

Fëmijët të cilët në veçanërisht të prirur ndaj verdhëzës janë:

  • Bebet e lindura para kohe
  • Bebet me infeksion
  • Bebet të cilët kanë grup të kundërt të gjakut nga grupi i gjakut të nënës. Si rezultat i kësaj, ndodh reagim në të cilin qelizat e gjakut shpërbëhen shumë më shpejtë.

Matja e shkallës së verdhëzës

Niveli i bilirubinit tek foshnja, mund të kontrollohet në spital, me anë të vendosjes së një aparati të posaçëm në lëkurën e bebes. Nëse kërkohet matje më e saktë, mund të jetë e domosdoshme kryerja e testit laboratorik.

Trajtimi

Duke marrë lëgje të mjaftueshme dhe thelbësore për fëmijën.  Kjo ndihmon në mënjanimin e bilirubinit nga gjaku. Verdhëza në masë të kontrolluar mund të trajtohet duke e vendosur beben të zhveshur në fototerapi ( me një maskë mbrojtëse tek sytë) nën dritën me shkëlqim të bardhë ose blu. Kjo dritë e shkatërron bilirubinin nga lëkura dhe mundëson largimin e verdhëzës. Drita e shndritshme i pengon fëmijës, për këtë arsye vendoset maska mbrojtëse tek sytë (për të mos i dëmtuar sytë e fëmijës). Trajtimi me dritë ndonjëherë mund të shkaktojë problem me jashtëqitjen tek fëmija. Kjo mund të kapërcehet me rritjen e futjes së lëngjeve tek fëmija.

Tek verdhëza e rëndë, foshnja mund të ketë nevojë për transfuzion special të gjakut, në të cilin gjaku i fëmijës zëvendësohet me gjak të freskët  për të pastruar bilirubinin nga sistemi i qarkullimit , komplikimet e mundshme janë:

  • Infeksioni
  • Çrregullim i sistemit imunitar
  • Probleme me enët e gjakut ( bllokim i venave, çrregullim i qarkullimit, dëmtim istrukturës së enëve të gjakut);
  • Zvogolim i trombociteve, reduktim i faktorëve të koagulimit, gjakderdhje.

Çfarë është fototerapia?

Për trajtimin e verdhëzës përdoret fototerapia. Lëkura e foshnjës është e ekspozuar në dritë ultravjollcë me një gjatësi të caktuar të valës, e cila ka aftësinë për ta shpërbërë dhe për ta hequr më shpejtë bilirubinin nga organizmi. Ka disa mënyra për kryerjen e fototerapisë – vendosja e fëmijës në Billy-krevat , në inkubator, duke përdorur llamba të dyfishta, etj. në mënyrë që të ketë më tepër efekt, sipërfaqja më e madhe e lëkurës së fëmijës ekspozohet ndaj fototerapisë.

A ka verdhëza pasoja afatgjata tek fëmija?

Zakonisht tek fëmijët nuk shfaqen pasoja afatgjata gjatë prekjes nga verdhëza. Bebet të cilët kanë nivele të larta të verdhëzës duhet të kontrollojnë rregullisht dëgjimin. Për kët është më mirë që të bisedono me mjekun pediatër. Përsa i përket dëmtimit të trurit të përmendur më lart nga niveli tepër i lartë i verdhëzës, është diçka tepër e rrallë pasi niveli i verdhëzës mund të kontrollohet vazhdimisht  me kujdes, në mënyrë që të mos arrihet deri në nivelin më të lartë.