Spitali klinik “Acibadem Sistina” nënshkroi kontratë me bankën më të madhe ukrainase për qeliza vezore “First egg bank”. Pacientet të cilat kanë nevojë për dhurim të qelizave vezore në procesin e riprodhimit të asistuar, do të mund ti marrin në “Acibadem Sistina”pa patur nevojë që të udhëtojnë jashtë vendit.
“First egg bank” është pjesë e spitalit me reputacion të lartë për IVF në Ukrainë, Intersоno me 15 vjet eksperiencë në IVF dhe tani ka hapur kontratë me 11 vende ndër të cilat: Izrael, Angli, Belgjikë dhe Austri. Banka ka më tepër se 200 dhurues të moshës 18-36 vjeçare. Qelizat vezore të dhuruara janë të cilësisë më të lartë, sipas kritereve europiane, dhe i’u është bërë skrining për të kontrolluar nëse kanë sëmundje infektive apo të trashëguara.
Dhurimi i qelizave vezore është i nevojshëm për pacientët:
- Pas kimioterapisë
- Pa rezerva të vezoreve
- Pas operacionit të vezoreve
- Me endometriozë
- Mbi moshën 40 vjeçare
Çdo pacientë ka të drejtë të përzgjedhë dhuruesin nga katalogu i bankës, të cilët kanë marrë foto të dhuruesve kur ata kanë qenë bebe. Për çdo dhurues ekzistojnë veçori të tilla si gjatësia, pesha, ngjyra e flokëve, ngjyra e syve, grupi i gjakut si dhe BMI.