fbpx

Harrojini takat e larta gjatë shtatzënisë

Rritja e peshës trupore dhe ndryshimet hormonale gjatë periudhës së shtatzënisë kanë një ndikim të madh mbi trupin. Muskujt dhe ligamentet bëhen më të buta dhe më të tërhequra falë hormoneve (relaxin), që i bëjnë këmbët dhe kyçet e këmbëve tuaja më të ndjeshme gjatë tërheqjeve dhe lëndimeve. Prandaj, gjatë periudhës së shtatzënisë është e këshillueshme të vishni këpucë të rehatshme të cilat do t’ju bëjnë të ndiheni komodë.  Besoni, trupi juaj do t’ju jetë mirënjohës!

Çdo ditë 7 nga 10 gra vuajnë nga problemet me këmbët siç janë: kyçe të fryra (37%), këmbë të fryra (45%), prandaj duhet të veshin këpucë 1-2 numra më të mëdha, dhimbja e thembrave (16%) dhe dhimbje të tabanit të këmbës (2%).

Nëse jeni shtatzënë, përdorni:

  • Këpucë të rehatshme, të rrumbullakosura dhe të gjëra mjaftueshëm në pjesën rreth gishtave.
  • Këpucë mjaftueshëm të thella dhe me shollë anatomike (mund të vendosni edhe shollë lëkure apo silikoni);
  • Këpucë me takë të ulët dhe të fortë (nga 2/3cm);
  • Siguroni stabilitet për kyçin e këmbës tuaj, me rrip, lidhëse ose ngjitës;
  • Sigurohuni që ka të paktën 0,5-1cm hapësirë nga gishti më i gjatë deri tek maja e këpucës;
  • Shmangni këpucët me taka të larta, pasi në këtë mënyrë shmangni rritjen e ngarkesës në pjesën e kyçeve të cilat tashmë janë të ngarkuara nga vetë shtatzënia;
  • Shmangni momentet e qëndrimit këmbë mbi këmbë gjatë qëndrimit ulur.

Jini aktiv edhe kur pushoni

Përveç shëtitjeve, ‘çiklizmit’ndërkohë që qëndroni shtrirë me shpinë, i vini në ndihmë muskujve të këmbëve duke i relaksuar ato dhe duke bërë që ënjtja të reduktohet, ndërsa rrotullimet e kyçeve të këmbëve ndikojnë në reduktimin e dhimbjeve të tyre.