fbpx

Çfarë duhet të dinë gratë për PAP – testin?

Papanikolau (PAP) testi është metoda e vetme dhe pa dhimbje e cila kryhet duke marrë material në qafën e mitrës dhe zgavrën vaginale, ky material vendoset në xham citologjik, fiksohet dhe më pas ngjyroset. Me analizë mikroskopike të qelizave mund të zbulohen inflamacione , shkaktarë të tyre, qeliza beninje dhe malinje madje dhe ndryshime citologjike. Me zbulimin e qelizave jotipike në qafën e mitrës mundësohet diagnostikimi i hershëm dhe trajtimi në kohë i ndryshimeve premalinje (para se ndryshimet të shndërrohen në malinje) të cilat në të kundërt do ta rrezikonin shëndetin dhe jetën e gruas.

Përse është i nevojshëm dhe sa shpesh kryhet?

Me anë të këtij testi mund të zbulohen shenjat e hershme të kancerit në qafën e mitrës, dhe nëse zbulohet në kohë, atëherë trajtimi është i mundur dhe më i thjeshtë. Po kështu, zbulohen edhe infeksionet të cilat shkaktojnë parehati tek femra, dhe ndonjëherë imitojnë ndryshime të qelizave të shkallës së parë. Pas kurimit të infeksionit, zakonisht kontrolli i PAP-testit është në rregull. Është e rëndësishme që të gjitha gratë të kryejtnë PAP- test si pjesë e kontrollit të tyre rutinë gjinekologjik. Përsa i përket shpeshtësisë së kryerjes së testeve, kjo varet nga mosha dhe rezultatet e mëparshme të PAP- testit. Kryerja e PAP-testit rekomandohet menjëherë pasi të jeni bërë aktivë seksualisht, dhe nëse nuk keni faktorë të rrezikshëm, duhet ta kryeni atë një herë në vit.

Si kryhet PAP – testi?

Takimi me gjinekologun duhet të kryhet rreth 10-20 ditë pas ditës së parë të ciklit. Të paktën dy ditë para takimit me gjinekologun nuk duhet të përdorni kremra vaginalë, ilaçe, tampone, pudra apo dezordoratë, sikurse dhe nuk duhet të keni marrëdhënie seksuale. Kontrolli nuk është i dhimbshëm, por për disa gra është moment i pakëndshëm. Gjinekologu me anë të një furçe apo të një shpatulle i mbledh qelizat e rrjepura dhe i lyen në një xham rrëshqitës. Xhami vendoset në një fiksues, dhe i përgatitur në këtë mënyrë dërgohet në laboratori citopatologjike. Në Spitalin klinik ‘Acibadem Sistina’ rezultati është gati për 2-3 deti.

Çfarë do të thotë PAP- test pozitiv, dhe a janë të mundshme gabimet?

Është i frikshëm fakti se PAP-testi tregon shmangje të gjetjeve normale. Kjo nuk do të thotë se gruaja ka kancer në qafën e mitrës.  Qelizat jotipike janë ato të cilat devijojnë nga qelizat normale dhe mund të jenë rezultat i një procesi inflamator, i statusit hormonal të gruas, i sëmundjeve të vazhdueshme sistematike, etj. gjetja e qelizave atipike do të thotë se diçka po ndodh në mbulesën e qafës së mitrës, dhe se është e nevojshme kryerja  e analizave shtesë të cilat do ta qartësojnë këtë dilemë.  Gabimet janë të mundshme nëse nuk ka qeliza të mjaftueshme në materialin e marrë të cilin e kemi lyer në xhamin citologjik, nëse materiali nuk është trajtuar siç duhet, si dhe nga eksperienca e gjinekologut i cili e analizon atë.

Çfarë ndodh nëse PAP – testi është pozitiv?

Nëse rezultati i PAP- testit është pozitiv (CIN 1, CIN 2, CIN3, CIS, ASC-US, AGUS), rekomandohen ekzaminimet e mëposhtme:

  • Kolonoskopia;
  • Kiretazha endocervikale;
  • Biopsia në qafën e mitrës;

Rezultati i PAP testit tregon se ka dalë pozitiv i rremë”?!

PAP testi nuk do të thotë se është 100% i besueshëm. Mund të ketë rezultate pozitive të rreme si dhe rezultate negative të rreme. Kjo është një situatë shumë konfuze. Test pozitiv i rremë është nëse PAP testi është pozitiv, ndërkohë që pas kryerjes së biopsisë dhe kiretazhit është treguar se indi i qafës së mitrës është krejtësisht në rregull ose ka ndodhur ndonjë proces inflamator. Fakti i rezultatit të PAP testit negativ të rremë është shqetësues. Kjo do të thotë se qelizat shfaqen normale, ndërkohë që procesi në të vërtetë nuk është i evidentuar. Kjo ndodh si rezultat i marrjes së materialit në mënyrë të parregullt nga ana e gjinekologut, ose për shkak të njohurive jo adekuate të ndryshimeve nga ana e citopatologut. Për fat të mirë, edhe nëse ekziston ndonjë proces, gjatë PAP testit të ardhshëm, për 4-6 muaj do të mund të shihet problemi, ndërkohë që gjatë kësaj periudhe procesi nuk është në gjendje të zhvillohet së tepërmi.