fbpx

Metodat më të reja në IVF

Duke i ndjekur zhvillimet më të fundit mjekësore,qendra për riprodhimin e asistuar në ‘ Acibadem Sistina’ ka futut në praksën e përditshme metodat më të reja, teknikat dhe teknologjitë të cilat ndihmojnë në përmirësimin e procesit dhe për të rritur normën e suksesit në mbarë botën në fertilizimin biomjekësor të asistuar në mbarë botën (FBA):

MIV (maturimi in vitro) i jep një shans më të mirë suksesit tek gratë të cilat janë në proces të FBA në rast se kanë vezore policistike dhe përpjekjet e mëparshme të pasuksesshme IVF. Tek pacientet me këtë diagnozë është shumë e vështirë të arrihet ovulimi, është i nevojshëm përdorimi i dozave më të larta të stimulimit të hormoneve, të cilat shpesh shkaktojnë efekte anësore dhe komplikime ( kryesisht i ashtuquajturi sindromi i hiperstimulimit ...). me qëllim për të shmangur efektet anësore të shkaktuar nga stimulimi i hormoneve, tek pacientet me vezore policistike, pa përdorimin e terapisë paraprake, me anë të punksionit (shpimit) tërhiqen qelizat vezore të papjekura nga folikulat. Qelizat vezore të papjekura kultivohen në kushte të veçanta laboratorike, përpunohen dhe piqen jashtë trupit. Pasi të jenë pjekur, procedura e mëtejshme kryhet në mënyrë të njejtë si procedura standarte e IVF.

PICSI –  metoda (Physiological ICSI) është forma më efektive dhe më e natyrshme biologjike e fekondimit përsa i përket ICSI. Me metodën PICSI, embriologu është në gjendje për të selektuar spermatozoidet në të njejtën mënyrë si në rastin e biologjisë humane.

Selektimi i spermatozoideve për ISCI bazohet në karakteristikat e tyre morfologjike (pamja)dhe lëvizshmëria sipas vëzhgimit vizual të embriologut. PICSI është kombinimi i selektimit të karakteristikave morfologjike dhe funksionale të spermatozoideve. Spermatozoidet e selektuara me PICSI janë të pjekura, kanë më pak dëme në ADN dhe më pak aneuploide kromozomale. Përdorimi i spermatozoideve në këtë metodë, përmirëson cilësinë e embrioneve të fituara.  Kjo metodë zakonisht përdoret tek pacientët të cilët kanë patur shumë përpjekje të dështuara IVF/ICSI (pafertilizimin e qelizave embrionale), në rastet e embrioneve të marra me cilësi të dobët, ose në rast të dështimeve të përsëritura.

LASER ASSISTED HATCHING. Assited hatching është teknologjia e cila ndihmon në implantimin e embrioneve në mitrën e gruas. Dhe në kushte të natyrshme, tek gruaja nuk mund të arrihet shtatzëni pa lirimin e embrioneve nga e ashtuquajtura Zona pellucida (hatching). Zona pellucida është mbështjella e qelizave vezore e cila mundëson hyrjen e një spermatozoidi të vetëm në të, për të arritur fekondimin e duhur. Pas fekondimit të qelizave vezore fillon të ndahet, ndërsa Zona pellucida i mban qelizat e embrionit së bashku. Në ndarjen e hershme të embrionit, për ti mbajtur qelizat së bashku, mbështjella fillon të bëhet më e fortë – dhe ky është një proces natyral. Megjithatë, në procesin e IVF qelizat hiqen nga mjedisi natyror, ekspozohen ndaj ndikimeve të jashtme dhe e gjithë kjo bën që Zona pellucida të bëhet më e fortë se proceset normale. Gjithashtu, gratë mbi moshën 37 vjeçare, ose ato me vlerë të shtuar të nivelit të FSH, kanë tendencë për të prodhuar qeliza vezore me Zonë pellucida më të trashë dhe më të fortë. Problemi me një mbështjellë të tillë është paaftësia e emrionit për tu liruar prej saj dhe më pas të mund të mbjellet në mitër.

Laser assisted hatching është një nga metodat të cilat përdoren me qëllim për ti mundësuar embrioneve të arritura me IVF që të lirohen nga Zona pellucida, dhe për të rritur mundësitë për implantimin e embrioneve. Përveç lazerit, mund të përdoret edhe hatching enzimatik dhe mekanik. Gjithësesi, mënyra më e thjeshtë dhe më e sigurt është me përdorimin e lazerit, sepse procedura është më e lehtë dhe më e shpejtë, duke i mundësuar embrioneve ekspozim minimal në kushte të jashtme të inkubatorit. Duhet theksuar se Laser assisted hatching nuk bën pjesë në metodat rutinë të IVF për të gjitha pacientet. Për shkak të arsyeve të renditura, Laser assisted hatching përdoret apo rekomandohet për gratë e mopshës mbi 37 vjeçare, për gratë  me disa përpjekje të dështuara IVF, në rastet e arritjeve të embrioneve me cilësi të dobët dhe me shumë fragmentime (copëzime), si dhe tek ET me embrione të shkrira.