fbpx

INFERTILITETI te femra faktorët e rrezikut dhe shkaqet

Sot mendohet se mund të dyshojmë për infertilitet dhe se çifti duhet të fillojë me ekzaminime dhe mjekim, nëse krahas marrëdhënieve të rregullta seksuale dhe pa përdorimin e mjeteve kontraceptive nuk vjen deri te shtatzënia në periudhën prej 18 muajve. Te meshkujt dhe femrat në moshë më të pjekur ekzaminimi fillon pas muajit të gjashtë. Numri optimal i marrëdhënieve seksuale është katër herë në javë, ndërsa numri i kontracepsioneve bie mbi gjashtë dhe nën tre herë në javë.

Faktorët më të shpeshtë të rrezikut për infertilitetin te femrat

Me moshën ulet si sasia ashtu edhe cilësia e qelizave vezë, të cilat shpesh ndikojnë në cilësinë e embrioneve. Sipas treguesve statistikor, mundësia për të mbetur shtatzënë prej 35-40 vjet reduktohet deri në 33%, ndërsa pas moshës 40 vjeçare indeksi i fertilitetit bie deri 87%. Në moshën mbi 44 vjet mundësia për të mbetur shtatzënë me ndihmën e IVF bie nën 2%. Rreth 90% të qelizave vezë te femrat e moshës mbi 40 vjet, në përgjithësi janë anormale. Shkalla e aborteve në moshën mbi 40 vjet është më e madhe për 33%. Ose në mënyrë statistikore incidenca e shtatzënive anormale te femrat e moshës mbi 40 vjet është 1/38. Po ashtu me moshën rritet edhe rreziku i malformimeve kromozome/gjenetike te trashëimtarët, si dhe shkalla e aborteve spontane.

Pesha e rritur trupore mbi normalen është problem aktual para së gjithash në vendet e industrializuara moderne, si rezultat i shprehive të reja jetësore dhe stileve të ushqyerit dhe jetës, që krahas sëmundjeve të shumta të shtuara ndikon edhe në zvogëlimin e fertilitetit te çifti. 

Femrat të cilat janë të prira drejt stërvitjeve intensive, rigoroze të përditshme mund të kenë probleme me ovulimin de ciklin menstrual.

Promiskuiteti dhe prakticizmi i marrëdhënieve pa mbrojtje sjell deri te paraqitja e shpeshtuar e sëmundjeve seksualisht të transmetueshme, që si pasojë shkaktojnë infertilitet. Si shembull më i shpeshtë është infektimi me klamidia, e cila mund të sjellë deri te inflamacioni dhe dëmtimi i vezë përçuesve me infertilitet sekondar.

Karcinoma para së gjithash në traktin gjenital ose ë organet të cilat anatomikisht janë në afërsi të traktit gjenital dhe trajtimi i tij (operativ, me terapi me rrezatim dhe kimioterapi) mund të shkaktoje infertilitet.

Pirja e duhanit dhe kënaqësia në alkool dhe droga në mënyrë të shprehur e rritë rrezikun prej infertilitetit si te femrat ashtu edhe te meshkujt. Po ashtu, pirja e duhanit e zvogëlon efektin e trajtimit të infertilitetit.

Ushqimi i çrregulluar – i pamjaftueshëm (anoreksi ose bulimi), si dhe prakticizmi i dietave rigoroze mund të sjell deri te probleme me fertilitetin te femrat.

Nëse gruaja është vegan, atëherë duhet të sigurohet që përmes ushqimit që e konsumon të marre sasi të mjaftueshme të hekurit, acidit folik, zinkut dhe vitaminës B12, përndryshe rritet mundësia për infertilitet.  

Funksioni i çrregulluar i gjëndrës tiroide (hipotiroidizëm ose hipertiroidizëm).

Terapia me rrezatim dhe kimioterapia janë gjeneratorë të infertilitetit te femrat para së gjithash për shkak të dëmtimit të funksionit të vezoreve.

Ekspozimi kronik nga pesticidet, herbicidet, metalet e rënda etj. shpesh asocon me probleme me infertilitetin, si te femra ashtu edhe te mashkulli. Po ashtu, konsumimi kronik i medikamenteve të caktuara mund ta zvogëlojë fertilitetin te femrat (për shembull, ilaçet atiinflamatore jo steroide si ibuprofen etj.).

Gjendjet medicinale të cilat janë të lidhura me pubertetin e vonuar dhe/ose mungesën e menstruacioneve siç janë: sëmundja e sheqerit, sëmundja e traktit gastrointestinal, Sindroma e Kushingut, sëmundje të veshkave dhe gjëndrës mbi veshkore etj. Po ashtu, çrregullimet gjenetike dhe kromozome shpesh asocojnë me fertilitet të zvogëluar te femra.